web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LGBT apel deputetëve/Mos votoni ndryshimet kushtetuese pa nenin që lejon martesat homoseksuale

20 Korrik 2016, 16:21, Aktualitet CNA

Ambasada PINK i ka drejtuar një apel deputetëve që në seancën e 21 Korrik të mos miratojnë ndryshimet kushtetuese, që nuk përfshijnë edhe mbrojtjen nga diskriminimi të personave LGBT.

Komuniteti LGBT dhe organizata që mbrojnë të drejtat e tyre e shprehin publikisht indinjatën për qëndrimin e mbajtur nga mazhoranca, duke e konsideruar vendimin si tërheqje të politikës ndaj intolerancës fetare.

?Tërheqja nga këto ndryshime tregon se ndikimi që ka ekstremizmi dhe intolerance fetare në Shqipëri ka kaluar tashmë çdo parashikim.

Përthyerja ndaj fesë dhe kërkesave të tyre ndaj të dyja partive qeverisëse në Shqipëri, PS dhe LSI, tregon edhe një herë se Shqipëria është seriozisht e kërcënuar nga intolerance fetare dhe ndikimi ekstrem që fetë tradicionale, ushtrojnë ndaj jetës laike publike në Shqipëri.

Nisur nga kjo situatë, Ambasada PINK i bën thirrje çdo deputeti që ka qenë dhe është në mbështetje të të drejtave të njeriut në Shqipëri që të mos votojë ndryshimet kushtetuese që nuk përfshijnë edhe mbrojtjen nga diskriminimi të personave LGBT?, thuhet në një reagim.





Lajmet e fundit nga