web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTOT/ “Capo dei Capi”, kush ishte bosi i mafias, fermeri që u bë një vrasës i pamëshirshëm

14 Korrik 2016, 18:11, Aktualitet CNA

Ai ishte ndër emrat më të frikshëm të mafias italiane ?Cosa Nostra? dhe falë makabriteteve që kishte bërë, kishte marrë titullin ?Capo dei Capi?.

Provenzano ishte djali i tretë i Angelo Provenzano, një fermer, lindur në 31 janar 1933.

Që në rininë e tij Provenzano fitoi famën e një killeri të pamëshirshëm dhe qitës i mirë me pistoletë.

Ai iu bashkua fillimisht mafiozit Luciano Liggio në mafien lokale.

Në fillim të viteve ?60, Provenzano u bë protagonist në luftën mes mafies palermitane dhe klanit Navarra.

Ishte koha kur nga përplasja mes këtyre bandave kishte të paktën një vrasje në ditë.

Jeta e tij në arrati nis në 18 shtatorin e 1963 kur karabinierët e Korleones nxjerrin një urdhër-arrest për të.

Ai kërkohet për vrajsen e një prej krerëve të klanit Navarra.

?Një burrë kurajoz, i shkathët dhe hakmarrës që lëviz me dy pistoleta në brez?, kështu e përshkruante policia lokale në atë kohë Provenzanon.

Në vitin 1993 ai mori famën dhe emrin ?Capo dei Capi-Shefi i shefave? pas arrestimit të të famshmit Tot Riina.

Ai ndryshoi përgjithmonë mënyrën e veprimit të mafias corleoneze.

Receta e tij? ?Ndërmjetësimi?! ?Ai fuste gjithë kohën spiunë në institucione duke qenë gjithmonë një hap përpara.

Ai e bëri mafien korleoneze të ?padukshme? ndaj drejtësisë dhe policisë.

Kur e arrestuan në 11 prill 2006, policëve u doli përpara një burrë i lodhur dhe i drobitur nga arratia, duke rrëzuar kështu mitin e një vrasësi gjakatar.

Komunikimi i tij me vartësit ka qenë gjithmonë i koduar dhe ishte shumë i kujdesshëm ndaj ?çmikave? dhe fliste me zë shumë të ulët.

Në mbretërimin e Toto Riinës, Provenzano ishte gjithmonë i dyti në radhë.

Por për vartësit, ata ishin të dy njëlloj.

Por karakteri i tyre ishte i ndryshëm: Toto Riina ishte i padurueshëm dhe i bëntë gjërat nxitimthi, ndërsa Provenzano ishte mendimtar dhe i kujdesshëm.

Mafia nën udhëheqjen e Prvenzanos ?ndërroi lëkurë?.

Ai ndaloi konfliktet për të rinisur tregtinë dhe iu shmang shtetit duke luajtur rolin e ?nëndetëses?.

Por ai mori me vete shumë sekrete në varr.

Provenzano mbrojti shumë prej ish-bashkëpunëtorëve të tij duke mos rrëfyer shumë për prokurorinë, pavarësisht ?stimulimeve? që i bënë.

Ai shtirej si një plak i rrjedhur dhe me kujtesë të keqe.

Fiziku i tij gjatë viteve të burgut ra ndjeshëm dhe kohët e fundit ishte veçse një hije e bosit të dikurshëm që komandonte mafien më të fuqishme.

Roli i Provenzanos pas ?daljes së tij nga skena? i shkon Matteo Messina Denaros, me të cilin shkëmbente mesazhe, dhe që është versioni modern i një mafiozi të paparashikueshëm./  TemA





Lajmet e fundit nga