web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Urimet e politikanëve në ditë festash fetare/Andi Bejtja: Përdhunim, që edhe hoxhën apo priftin e tundon të jetë anëtar partie

5 Korrik 2016, 14:39, Aktualitet CNA

Gazetari dhe analisti Andi Bejtja ka reaguar në lidhje me shfaqjen që bëjnë politikanët në ditë festash fetare. Ndërsa i cilëson si mesazhe klishe urimi, Bejtja shkruan se nuk ka arsye që politika të jetë në ditë festash të tilla.

“Nuk është as më shumë e as më pak po përdhunim, që dhe hoxhën apo priftin e tundon të jetë anëtar i ndonjë partie politike?, shkruan Bejtja, komentin e të cilit mund ta lexoni më poshtë të plotë.

Festat fetare dhe politikanët

Mjaft! Nuk ka më kuptim politikanët ta kenë mikrofonin përpara atyre që janë zgjedhur të flasin në emër të Zotit në ditë të tilla festash fetare. U bënë bajate mesazhe të tilla klishe urimi…Nuk kanë pse gjejnë vend në ekrane dhe në media..Nuk ka arsye që politika të jetë në podium dhe në këtë dite. Nuk është as më shumë e as më pak po përdhunim, që dhe hoxhën apo priftin e tundon të jetë anëtar i ndonjë partie politike…Për 20 vjet kudo ku kam punuar u mundova ta ndaloj këtë perdhunim të politikës në ditë të tilla, po për të qenë i sinqertë nuk ia dola dot, për njëmije arsye, që kur je jashtë është vështirë të kuptohen. Pas më shumë se dy dekadash nuk mund të them më shumë se vetëm Mjaft.





Lajmet e fundit nga