web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spartak Braho në gjendje jo të mirë shëndetësore/ Qeveria i jep 48 milionë lekë për shpenzimet

28 Qershor 2016, 11:47, Aktualitet CNA

Sipas vendimit të Qeverisë më 22 qershor, është akorduar fondi prej 48 milionë Lekë të vjetra që do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Spartak Braho po kurohet jashtë vendit prej disa muajsh dhe është tërhequr nga jeta politike

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr. 147/2015 ?Për buxhetin e vitit 2016? dhe në vijim të shkronjës ?c?, të pikës 9, të vendimit nr. 33, datë 20.1.2016 të Këshillit të Ministrave ?Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2016?, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Spartak Braho, në masën 4 800 000 katër milionë e tetëqind mijë) lekë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë





Lajmet e fundit nga