web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Horoskopi 20 Qershor 2016

19 Qershor 2016, 22:23, Lifestyle CNA

Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ju te dashuruarit sepse partneri do ju mbaje gjithë kohës ne pëllëmbe te dorës. Nuk do i kini me as dyshimet e dikurshme. Beqaret do i përkushtohen me tepër jetës profesionale dhe do e lënë pas dore jetën sentimentale. Financat do jene te mira dhe nuk do e kufizoni aspak veten për te kryer shpenzime. Do ndiheni te qete.

Dita do filloje e qete sot, por pas pak orësh atmosfera do nxehet furishëm për ata qe kane ne një lidhje. Do arrini t’i shprehni më me shume pasion ndjenjat qe keni ne zemër. beqaret do kenë vetëm flirtime dhe mundësi për dashuriçka kalimtare. Ne planin financiar nuk priten probleme sepse do i kryeni me maturi te gjitha shpenzimet qe do keni për te bere.

Plutoni do jete planeti qe do e rregulloje marrëdhënien tuaj do e partnerin. Ai do ju beje me te logjikshëm dhe me largpamës. Do ndiheni te qete. Beqareve do ju konkretizohen te gjitha ëndrrat e dashurisë dhe do ndihen me ne fund te plotësuar. Financat nuk do arrini dot t’i mbani te stabilizoni sado qe do mundoheni. Kërkoni ndihme pa humbur kohe.

Qielli i dashurisë nuk do ketë asnjë re gjate kësaj dite. Çdo gjë mes jush dhe partnerit ka për te ecur me se miri. Beqaret nga ana tjetër me ne fund do e takojnë personin ideal dhe do fillojnë me ta lidhje serioze. Shume gjera kane për te qene ndryshe për ta. Buxheti nuk do jete i keq dhe do mund te kryeni disa shpenzime me tepër nga zakonisht. Do ndiheni te qete.

Do jeni te sinqerte me partnerin tuaj sot dhe kjo do ju afroje akoma me shume me atë qe keni ne krah. Nuk do mbani me mëri për disa gabime qe ka bere partneri ne te shkuaren. Beqaret do ja kalojnë mire sot edhe pse ende nuk do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar do vazhdojnë problemet qe keni pasur sepse ju nuk do dini t’i vini fre vetes.

Do largoheni shume nga partneri juaj sot pas debateve te njëpasnjëshme qe keni pasur. Po vazhduat me këtë sjellje te dy palët ka rrezik te ndaheni shume shpejt. Beqaret do dine t’i bëjnë me kujdes llogarite dhe do pranojnë ftesa nga ana persona qe do ju duken me interesante. Buxheti për fat nuk do jete aspak i keq, përkundrazi mund te hiqni edhe disa mënjanë.

Pasioni do ndizet fuqishëm sot për juve qe jeni ne një lidhje. Ne çdo moment do falënderoni yjet për gjithçka kane bere për ju. Kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret duhet te jene te kujdesshëm me personat qe do joshin sepse jo te gjithë kane ashtu si duken. Për te përmirësuar financat mos besoni aspak tek lojërat e fatit pasi mund te humbni shuma te konsiderueshme.

Do jeni te logjikshëm sot ju te dashuruarit dhe nuk do bëni aspak gabime ne sjelljen me partnerin. Priten edhe momente te këndshme se bashku. Beqaret nuk duhet te bëjnë eksperimente te cilat mund te sjellin dhimbje. Me mire le te tregohen te duruar. Ne planin financiar do jeni me te organizuar dhe gjendja do jete e qëndrueshme. Vazhdoni me këtë sjellje.

Klima yjore ka rrezik te jete mjaft e trazuar për te dashuruarit. Nuk do bini dakord për shume gjera me partnerin tuaj dhe kjo do e acaroje atmosferën. Beqaret duhet te tregohen te duruar nëse duan te gjejnë personin me te përshtatshëm. Po u nxituan do gabojnë. Buxheti gjithashtu do ketë me tepër nevoje për vëmendje pasi gjendja nuk do jete e mire.

Nuk do e lini aspak pas dore partnerin tuaj sot edhe sikur te jeni plot me angazhime. Ai do e vlerësojë tej mase këtë dhe do ju dashuroje me më shume pasion. Beqaret do e kenë te vështirë ta gjejnë prinin e tyre te kaltër sado qe te mundohen. Me shpenzimet tregohuni te kujdesshëm dhe nuk keni për te pasur asnjë lloj problemi. Ju mund t’ia dilni edhe me pak.

Kjo e sotmja nuk do jete një dite tërësisht e qete për ata qe janë ne një lidhje. Ne disa momente mund te kenë edhe debate, por maturia dhe kujdesi do beje qe gjerat mos arrijnë fundin. Beqaret nuk duhet te kërkojnë gjera te pamundura, por duhet te tregohen realiste. Ne planin financiar do jeni me më shume fat se asnjëherë me pare dhe do i shlyeni edhe borxhet.

Do jeni gati te bëni edhe çmenduri te vogla me partnerin tuaj sot prandaj marrëdhënia me te ka për te qene e veçante dhe e adhurueshme. Edhe beqaret do realizojnë disa takime te cilat do i bëjnë te ndihen me mire me veten. Shume shpejt edhe ata do ndryshojnë status. Ne planin financiar bëjini me kujdes llogarite ne mënyrë qe te mos ju dale asnjë gjë e papritur.





Lajmet e fundit nga