web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Edi Rama, letër Eduard Ndocaj: Pse nuk bleve parti të gatshme, psh LSI-në, por formove parti të re ?

18 Qershor 2016, 08:15, Satire CNA

Me gëzim të madh mora vesh se ke formuar një parti të re, të quajtur “Besëlidhja Evropiane”. Ty të ectë mbarë, por nuk e kuptoj fare, o burrë, o burrë. Përse krijove nje parti nga e para!? Ja këtë nuk kuptoj unë. Ka plot parti të gatshme. Mund të blije ndonjë nga këto në qarkullim. Ti lekë ke. Fundja s’e blije me lekë. E merrje me “klering”. I merrej partinë, i ndërtoje shtëpinë. Nejse, ti i di vetë punët e tua. Unë të isha si ty… Le që c’them kështu! Unë kam qënë si ty. Isha, por s’bëra si ti. Si bëra, do pyesësh ti Edi? Eh ti atëherë s’ishe këtu dhe nuk ke si ta dish.

Unë që ta dish ti, kur u zura me Fatosin, u tregova i zgjuar. Nuk u largova si ti nga partia. Shkova te Tosi, që thua ti. I dorëzova një cantë dhe ai iku vetë. Edi, të betohet Edi që nuk po të them që të më japësh ndonjë cantë mua, që unë të iki nga PS dhe të ta lë ty. Se për momentin kjo s’ka gjasa të ndodhë, se unë jam rehat në karrige. Nejse, se s’kam kohë se sot më ka ftuar Beni. Beni Ahmetaj pra. Do shkojme te përurojmë lindjen e re te nje call center-i. Po të lë, duke të kujtuar; Dëgjomë mua. Mbylle partinë se telash është ngritja nga e para e saj dhe bli ndonjë parti te gatshme si unë. Do jesh i madh fare nëse blen LSI. Atë bli Edi, dëgjon Edin ti. Do ngelesh më zemrën time përjetë nëse e bën këtë gjë./Satirë politike





Lajmet e fundit nga