web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeveria fsheh të inkriminuarit në administratë/ Ministrja izolon formularët me procedura burokratike

17 Qershor 2016, 06:29, Aktualitet CNA

Dekriminalizimi i administratës është një proces që është mbështetur nga mazhoranca dhe opozita, proces i cili pretendon të pastrojë administratën dhe politikën nga të inkriminuarit. Ky ligj u miratua me shumë bujë, ndërsa forcat e mëdha politike u përpoqën t?ia njihnin si atribut vetes. Por po ndodh ajo që ka ndodhur në këto 25 vite në Shqipëri; edhe ky ligj po dështon që në fillimet e tij pa u zbatuar mirë, shkruan “Sot”. Qeveria u ka dalë në krah të inkriminuarve, pasi Departamenti i Administratës Publike jo vetëm që nuk publikoi formularët për punonjësit e administratës, brenda afatit të datës 18 maj, por ka nxjerrë një sërë procedurash burokratike, të cilat vështirësojnë aksesin për të verifikuar të shkuarën e tyre. Por pasi plotësohen të gjitha procedurat burokratike, të cilat nuk janë shumë të aksesueshme për një qytetar të thjeshtë, vjen surpriza e radhës; nuk shfaqet asnjë formular dekriminalizimi.

DAP, në varësi të Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës të Milena Haritos, mashtron një publik të tërë! Pra, me pak fjalë, DAP shkel afatin për publikimin e formularëve, ndërkohë që është bërë një muaj dhe nuk ka asnjë shenjë për të marrë informacion se, cilët janë të inkriminuarit e administratës. Ligji parashikon se ?Në çdo rast organi përgjegjës për administrimin merr masa për publikimin e vetëdeklarimeve në faqen zyrtare të tij në internet. Publikimi është i detyrueshëm?. Afati i fundit ishte 18 maji dhe atë ditë formularët duhej të ishin publikuar, por nuk po ndodh kështu. Këtë detyrim e ka zbatuar vetëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që është përgjegjës për deputetët, kryebashkiakët dhe anëtarët e këshillave bashkiakë, Presidenca, KLD, Kryeministria dhe Bashkia e Tiranës. Duket qartë se nuk ekziston vullneti për të bërë publikë emrat e të inkriminuarve, gjë që minon totalisht qëllimin e ligjit të dekriminalizimit, për të cilin është miratuar.

Procedurat burokratike

Departamenti i Administratës Publike ka nxjerrë një sërë procedurash burokratike për të vështirësuar zbulimin e të dhënave nga formularët e dekriminalizimit të zyrtarëve të administratës. Kjo është një manovër e ministres Milena Harito, për të bërë akoma edhe më të vështirë zbulimin e të dhënave nga një qytetar i thjeshtë, dhe, për të justifikuar mashtrimin që vjen më pas; mosekzistencën e asnjë formulari në faqen e DAP. Pasi futesh aty, tek opsioni ?dokumente? zgjedh opsionin ?formulari i dekriminalizimit?. Pasi futesha aty DAP të jep tre rrugë, ku fillimisht duhet të shkosh te portali ?e-Albania?. Ky portal jep katër tabela horizontale, ku shfaqen katër opsionet. E para, identifikimi i qytetarëve/bizneseve me fjalëkalim; identifikimi i punonjësve qeveritarë (GOV); identifikimi i punonjësve qeveritarë me certifikatë; identifikimi i qytetarëve me kartë identiteti. Individi, pasi ka hyrë në këtë faqe, duhet të zgjedhë një nga opsionet për të shkuar te formularët e dekriminalizimit.

Opsioni i katërt kërkon numrin e kartës së identitetit, publikimi i së cilës shkel të drejtën e privatësisë. Fillimisht duhet të regjistrohesh dhe duhet të plotësosh një sërë të dhënash, që individin e lodhin dhe ia vështirësojnë aksesin për të hyrë në faqe. Nga ana tjetër edhe nëse regjistrohesh, DAP bën një verifikim të identitet, duke dalë përtej ligjit. Pasi ke plotësuar të gjitha të dhënat: emër, mbiemër, atësinë, numri i telefonit, numrin e kartës së identitetit, shkon te e-Albania dhe zgjedh opsionin ?shërbime?, por pasi klikon në këtë opsion nuk shfaqet asnjë formular. DAP mashtron hapur dhe procedurat burokratike janë thjesht një manovër për të lodhur individin, i cili mos të futet më tej, për të konstatuar më pas se është thjesht një mashtrim. DAP përfundimisht ka vendosur të shkelë ligjin për dekriminalizimin, duke fshehur të dhënat për të inkriminuarit e administratës.





Lajmet e fundit nga