web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama ikën si sheikët në Francë/ Shqiptarët duhet të paguajnë për të parë kombëtaren në ekran

10 Qershor 2016, 11:42, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka denoncuar sot mungesën e transmetimit të ndeshjeve të kombëtares shqiptare në televizionin publik Shqiptar. Përmes një deklarate për shtyp, PD thekson se duhet të paguajnë për të parë ndeshjet e skuadrës së zemrës.

Si asnjëherë tjetër, shqiptarët nuk mund ta përcjellin kombëtaren e tyre nga ekrani i Televizionit Publik, ose siç njihet ndryshe nga mbarë qytetarët, OLSI TV, por duhet të paguajnë për të parë ndeshjet e skuadrës së zemrës.

Nuk gjen dot një republikë sahariane ku sunduesit të kryejnë në pak ditë akte të tilla korruptive dhe kundër qytetarëve të tyre.”, lexohet në deklaratë

Më tej, në deklaratën për shtyp, PD ka theksin se kryeministri ikën në Francë për të ndjekur kombëtaren, ndërkohë shqiptarët duhet të paguajnë. Partia Demokratike ka denoncuar edhe stadiumin e ri që do ndërtohet në Tiranës, për të cilën thekson se nuk ka asnjë transparencë për kontratën dhe si u zgjodh kompania fituese

“Lë pas rrënojat mbi të cilat do të ngrihet një prej bizneseve më fitimprurëse në Tiranë, ku ai me klientin e tij bëhen pronarë të përjetshëm të 70 mijë metrave katrorë, dhe ikën për vete në Francë bashkë me ministra e deputetë për të ndjekur kombëtaren.

Asnjë transparencë për kontratën e stadiumit dhe si u zgjodh kompania fituese, shkel ligjin për trashëgiminë kulturore, u ndalon shqiptarëve të shohin kombëtaren në ekranin për të cilin paguajnë taksat, dhe sigurisht nuk tregon se ku i merr paratë për udhëtimin e qendrimin prej sheikësh në Francë, ai dhe hajdutët ministra që e rrethojnë.

Eshtë në dorën e qytetarëve ta ndalin këtë sundim të korruptuar e kriminal, këtë oligarki që rend pas luksit e qejfit, ndërkohë që populli është në krizë, në skamje, në varfërinë më të madhe të 26 viteve.“, thuhet në deklaratën e PD

 





Lajmet e fundit nga