web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidenti Nishani merr letër nga Sekretari i KiE-së: Mbështetje në prcesin e kompesimit të pronave

8 Qershor 2016, 12:28, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një letër nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thornbjørn Jagland.

Në përgjigje të letrës së Nishanit, dërguar më 16 Maj, sekretari i KiE-së i shkruan Presidentit se do të ketë mbështetjen e tij për procesin e kompesimit të pronave.

Më poshtë, letra e plotë

?I dashur President,

Ju falënderoj për letrën Tuaj të datës 16 maj në vazhdën e takimit tonë të shkëlqyer të 26 marsit ku ripërtëritët përkushtimin tuaj ndaj Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe zbatimin e saj në Shqipëri.

Shqetësimet tuaja lidhur me Ligjin e ri ?Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave? që me sa di po shqyrtohet tani nga Gjykata Kushtetuese, i kam mbajtur parasysh me vëmendje.

Sikurse e dini, Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës po e mbikëqyr nga afër çështjen, në kuadër të zbatimit të vendimit pilot ?Manushaqe Puto kundër Shqipërisë (nr. 604/07)? të dhënë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut më 31 korrik 2012. Në bazë të kërkesës suaj, kam siguruar që letra juaj të sillet në vëmendjen e Komitetit para takimit të tij të ardhshëm që do të mbahet në qershor 2016.

Në përfundim, dëshiroj të ripërsëris mbështetjen time për bashkëpunimin dhe ndihmesën e ofruar nga Këshilli i Evropës ndaj autoriteteve shqiptare në këtë proces të rëndësishëm.?





Lajmet e fundit nga