web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali i përgjimeve/ Rama i kërkon ndjesë qeverisë italiane, prokuroria u përfshi në një makinacion politik

7 Qershor 2016, 14:05, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një letre të publikuar në faqen e kryeministrisë, i ka kërkuar ndjesë qeverisë italiane për pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe ndalimin e dy drejtuesve të saj. Ai shprehet se kjo që ndodhi sot është një tjetër kambanë që bie për emergjencën kombëtare të Reformës në Drejtësi.

?Çka ka ndodhur sot me pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe ndalimin e dy drejtuesve të saj, më imponon t?i kërkoj ndjesë publikisht qeverisë mike dhe partnere të Italisë. Kjo ndodhi është e pajustifikueshme dhe për Shqipërinë është një tjetër kambanë që bie për emergjencën kombëtare të Reformës në Drejtësi.?, shkruan Rama

Më tej, kryeministri nuk ngurroi të akuzonte Prokurorinë, për të cilën tha se shpjegimet e dhëna nga ambasadori italian për pajisjen e përgjimit duhet të kishin mjaftuar që institucioni shqiptar i akuzës të mos përfshihej në një makinacion kaq të rëndomtë politik

?Mbroj fort pikëpamjen se shpjegimet e dhëna nga Italia përmes ambasadorit italian, pa asnjë detyrim, por vetëm si shprehje e miqësisë së sinqertë dhe vullnetit më të mirë, për të vendosur nën dritën e fakteve legjendën politike të përgjimeve, duhet të kishin mjaftuar që institucioni shqiptar i akuzës të mos përfshihej në një makinacion kaq të rëndomtë politik.

Por fatkeqësisht nuk ka ndodhur kështu dhe sot, miqtë e partnerët tanë të provuar në çdo ditë të vështirë të Shqipërisë së këtyre njëzetë e pesë vjetëve, kanë të drejtë të ndjehen të lënduar nga përfshirja e tyre indirekte në një hetim absurd si edhe, më zi akoma, nga veprimi ekstrem që ka ndërmarrë sot prokuroria.?, vijon Rama

Kryeministri e quan çudi këtë që ndodhi dhe shprehet se ka dëmtuar jo pak bashkëpunim e shkëlqyer midis dy vendeve.

Duke u kërkuar ndjesë për këtë ?çudi? që e ka dëmtuar jo pak vazhdën e një bashkëpunimi të shkëlqyer, prej të cilit në gjithë këto vite, Shqipëria e shqiptarët kanë përfituar aq shumë, sa kurrë nuk do të mund të lahemi me fqinjët tanë të mirë, dua t?i siguroj miqtë e mëdhenj dhe partnerët e paçmueshëm italianë për mirënjohjen më të thellë e konsideratën më të lartë.”, përfundon letra e tij





Lajmet e fundit nga