web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Elvis Rroshi sulmon Bashën pas akuzave: Po të ishe i ndershëm nuk do pengoje Reformën në Drejtësi

1 Qershor 2016, 10:57, Aktualitet CNA

Kryebashkiaku i dorëhequr i Kavajës, Elvis Roshi, ka sulmuar kreun e opozitës, Lulzim Bashën, pas akuzave të këtij të fundit në drejtim të tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rroshi shprehet se ishte ai që dha dorëheqjen dhe jo ndonjë zbulim i Partisë Demokratike.

?I kujtoj Lules se Shqupit se isha une qe dhashe doreheqjen per nje denim ne mungese qe e zbulova vete. Nuk ishte as Lulja e Shqupit as Saliu i shporrur nga Kavaja qe e zbuluan arsyen pse une e dhashe doreheqjen. 
Une jam denuar si minoren ne mungese per dicka qe nuk e kam bere dhe s’kam bere asnje dite burg. Nuk kam vrare njerez ne bulevard. Nuk kam grabitur parate e buxhetit te shtetit. Nuk i kam ikur gjyqit me raporte mjekesore fallco si Lulja e Shqupit.  Une nuk do t’i ndahem kesaj beteje dhe do ta fitoj pafajesine ne Itali. Sepse sot s’jam me nje kalama ne meshiren e fatit dhe kam me vete te verteten dhe popullin e Kavajes qe ma ben zemren mal me mbeshtetjen ne keto ore te veshtira.?, shkruan ai

Më tej, në postimin e tij, Roshi shprehet i bindur se në Kavajë, Basha dhe Berisha nuk kanë për tu kthyer fitimtarë. Ai shprehet se nëse Basha do të ishte kaq i ndershëm, nuk do ta pengonte Reformën në Drejtësi.
?I jap fjalen Lules dhe Saliut se ne Kavaje s’kane per t’u kthyer kurre fitimtare dhe kane per ta marre vesh mire ne zgjedhjet e parakohshme se nga Kavaja nuk i ka perzene krimi po populli! 
Shqiptaret duhet ta kuptojne njehere e mire se nuk i vjen e keqja Shqiperise nga Elvis Rroshi i denuar padrejtesisht ne mungese kur ishte 16 vjec, si plot shqiptare ne emigracion! 
E keqja Shqiperise i vjen nga politikane qe nuk denohen dhe qe jane kriminelet dhe hajdutet e vertete te ketij vendi. Po te ishte kaq i ndershem Lulja i Saliut nuk e pengonte si qen e bir qeni reformen ne drejtesi?, përfundoi Rroshi





Lajmet e fundit nga