web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndalohen tre persona nga policia/ Një prej tyre i shpallur në kërkim ndërkombëtar

25 Maj 2016, 08:47, Aktualitet CNA

Kapen dhe ndalohen nga policia tre persona të shpallur në kërkim, një prej tyre i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Të ndaluarit janë Ardit Hyka, 25 vjeç, Erigest Sulaj 24 vjeç dhe Eduart Çaushaj, 28 vjeç. Mësohet se këta shtetas ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Policia bën të ditur se 25-vjeçari Ardit Hyka ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për ?Shkelje e ligjit për drogën në bashkëpunim? dhe ?Mbajtje e paligjshme e drogës?, vepra penale për të cilat mund të dënohesh me maksimumi 20 vite burgim.

Ndërsa 25-vjeçari Ardit Hyka është arrestuar pasi ishte dënuar me 6 muaj dhe 23 ditë burg për mosbindje të urdhërit të policisë, dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.

Gjithashtu edhe 28-vjeçari Caushaj ishte i dënuar më parë me burg për veorën penale të vjedhjes./ Citynews





Lajmet e fundit nga