web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Debati në Komisionin e Sigurisë- Tahiri flet për reformat/ Noka: Të është djegur kaseta!

18 Maj 2016, 11:59, Aktualitet CNA

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë është shoqëruar me debate gjatë raportimit të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit ka debatuar me drejtuesin e mbledhjes, deputetin demokrat Flamur Noka, pasi Ministri nuk u përgjigj direkt lidhur me ekzistencën e pajisjes së përgjimit në policinë shqiptare. 

Pjesë nga debati

TAHIRI:Pavarësisht se edhe në parashtresën e informacionit tuaj, unë përsëris se ftesa e komisionit është më serioze se ato që qarkullojnë në media. Policia e Shtetit nuk ka pasur, nuk ka dhe as mund të ketë asnjë pajisje përgjimi. Policia e Shtetit bën detyrën e saj, në përpjekjen maksimale për të reformuar sektorin e sigurisë dhe mbi të gjitha për t?i dhënë një standard të ri shërbimi e sigurie qytetarit shqiptar. Ajo që kemi trashëguar nga Policia e Shtetit është një varfëri totale qoftë nga pikëpamja kulturore dhe përgatitja e Policisë për të bërë detyrën siç duhet. Pra në kapërcyell të 25 viteve, Policia e Shtetit është në fazën për reformim, por trashëguam mungesën në kapacitete për të pasur rezultate konkrete në luftën kundër krimit. Ju e dini që bota e krimit ka më shumë mundësi financiare se agjencitë ligjzbatuese. Bota e krimit është jo vetëm më e pasur, por dhe deri dje më e paprekshme dhe për këtë arsye kërkohet që në Policinë e Shtetit të zhvillohen kapacitete të tilla që do kenë rezultate solide. Ringritëm akademinë e sigurisë. Pas 10 viteve?

NDËRHYRJE
: Nuk ka nevojë për të vënë kasetën se e kemi dëgjuar me dhjetra herë e qindra herë. Z Ministër, jeni thirrur këtu për pajisjen e përgjimit, futjen apo mosfutjen e tyre, ligjshmërinë nëse është futur ose mosfutur. Ligjshmërinë, kaseta që keni filluar është djegur se e kemi dëgjuar disa herë në këtë komision.

TAHIRI: E filluam reformën në policinë e shtetit nga Akademia e Sigurisë sepse ne besojmë ?

NDERHYN NOKA: Nuk ju pyeti kush se çfarë reforme keni bërë në policinë e shtetit. Ka një çështje konkrete. Jeni thirrur për pajisjen e përgjimit. Nuk duam të dimë nëse e keni lyer, larë apo dezinfektuar Akademinë. Është çështja juaj.

TAHIRI: Unë kam bindjen se në rast se më lini të them atë që kam nisur do ta kuptoni. E filluam reformën në akademinë e sigurisë pas 10 viteve inekzistencë, për të hetuar ashtu siç duhet kriminalitetin. Na është vënë në dukje mungesa e kapaciteteve profesionale në policinë e shtetit. Të garantosh sigurinë në këtë vend, do ide, projekte. Ne kemi menduar se përpjekja jonë për të reformuar këtë sektor dhe për të rilindur policinë e shtetit që e gjetëm në atë derexhe, ishte ta nisnim nga Akademia e Sigurisë. Sot aplikojnë mijëra të rinj për këtë shkollë.

NOKA NDERHYN SERISH:
Ju kemi kërkuar për të folur për çështjen. Keni gjë për të thënë për çështjen? Nuk ka rëndësi së çfarë ndryshimesh keni bërë në Akademi.





Lajmet e fundit nga