web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kreu i PD Durrës: Ristani dhe Enno Bozdo nuk shkelin në degët e partisë

12 Maj 2016, 18:29, Aktualitet CNA

Osman Stafa thotë se sekretari i përgjithshëm , Arben Ristani dhe ai organizativ i PD-së Enno Bozdo kanë dy vite që nuk shkelin nëpër degët e kësaj partie, ndërsa thekson se ata i vijnë anës Durrësit për të shijuar peshkun e freskët  në Portoromano, pse jo dhe ?ngjala?.

Ai ironizon me këtë shprehje e bërë e famshme katër vite më parë në takimin Rama-Meta në Gjirin e Lalzit, ku darka ishte shtruar me ngjala. Osman Stafa sqaron se ku ndryshpjnë ngjalat e gjirit të Lalzit me ato të Portoromanos, ndërsa flet me detaje për kritikat që ai ka për grupin që rrethon Bashën në PD.

Osman Stafa flet edhe për dualitetin Basha- Berisha dhe gjithçka përfaqëson ish-kryetari Berisha në PD. Referuar udhëzimit të kryetarit Basha për zgjedhjet të reja në disa degë të PD-së, Stafa e sheh të pavënd pasi përzgjedhja është bërë selektive.

Sa për përgjegjësitë në humbjen e zgjedhjve vendore, Stafa thotë se kishte mbajtur përgjegjësitë e tij pas qershorit 2005 dhe kishte kërkuar dorëheqje, edhe pse puna e degës së PD-së kishte rezultuar e shkëlqyer.





Lajmet e fundit nga