web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kastriot Islami: Kush dhunon kushtetutën te mos zgjidhet në pozicione kushtetuese për 12 vjet

10 Maj 2016, 13:42, Aktualitet CNA

Duke marrë shkasë nga deklarata e Koço Kokëdhimës, i cili tha pas heqjes së mandatit të deputetit nga Gjykata Kushtetuese se rrugëtimi i tij në politikë sapo ka nisur, deputeti i PD, Kastriot Islami, shprehet se ata që dhunojnë kushtetutën nuk duhet të kenë të drejtë të zgjidhet apo emërohet në pozicione kushtetuese dhe nuk udhte të përfitojë fonde publike. Islami shprehet se kush kapet duke shkelur kushtetën nuk duhet të lejohet të ketë mundësi të zgjidhet apo të përfitojë fonde publike për një periudhë 12 vjecare.

Postimi i Kastriot Islamit

Ne ligjin per Dekriminalizimin ka hapsire qe te perfshihet edhe nje nen per te gjithe ata qe deputete qe kane shkelur kushtetuten ne nenin 70.3. Konkretisht me konsensus Parlamenti duhet te vendose qe te “kushdo shkel Kushtetuten duke perfituar fonde publike” dhe kjo “vertetohet” permes nje Vendimi i Gjykates Kushtetuese, ai nuk duhet te lejohet te zgjidhet/emerohet ne asnje poizicion kushtetues dhe as te kete mundesi te perfitoje fonde publike per nje periudhe 12 vjecare, pra 3 mandate kuvendore.

Nese shumica e kuvendit desheron te ruaje legjitimitetin e kuvendit dhe te mos lejoje askend te neperkembe integritetin e seicilit deputet nga “deputete-kusare” app “deputete-kriminele” qe dhunojne kushtetuten atehere ajo duhet me konsensus ta marre kete vendim…

 





Lajmet e fundit nga