web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Refugjatët dhe terrorizmi/ Tahiri dhe Bushati, çdo 6 muaj në Greqi

23 Prill 2016, 08:01, Aktualitet CNA

Ministrat e Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë do të takohen çdo 6 muaj, për shkak të krizës së refugjatëve dhe drojës për infiltrimin e terroristëve mes tyre. Një mundësi e tillë u distuktua këto ditë në Selanik, kur ministra e jashtëm e të brendshëm të këtyre shteteve patën një takim.

Sipas mediave greke, u ra dakord nga pjesëmarrësit që ata të takohen të paktën çdo gjashtë muaj.  Takimi katër palësh u mbajt në një atmosferë të mirë. “Ne kemi nisur një debat mbi bashkëpunimin ndërkufitar në mes të katër vendeve dhe theksuam nevojën për të luftuar rrjetet kriminale”- tha në një konferencë për shtyp, ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili foli bashkë me zëvendësministrin e Mbrojtjes së Qytetarëve, Nikos Toska.

?Ne ramë dakord që ne jemi në një proces të adresimit të problemeve kryesore të kohës sonë, sidomos refugjatëve. Ne duam të punojmë në regjistrimin dhe kontrollin e popullatave që lëvizin dhe të luftojmë kundër rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore. Gjëja e parë që ne kemi rënë dakord është se kjo konferencë është e dobishme. Ne mbështesim koordinimin institucional dhe bashkëpunimin. Do të takohemi së paku çdo gjashtë muaj, dhe nëse është e nevojshme edhe më urgjentisht?-thanë ministrat grekë.

 

 





Lajmet e fundit nga