web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hodhi të shoqen nga kati i 9 i pallatit/ Nis gjyqi për shqiptarin në Itali

19 Prill 2016, 07:54, Aktualitet CNA

Një gjykatë në Milano, po shqyrton çeshtjen e 32-vjeçarit shqiptar Zef Lleshi, që akuzohet se hodhi të shoqen, Silvana Hysenin, 31 vjeçe, nga kati i nëntë i pallatit, sepse ajo i kishte zbuluar lidhjen intime që ai kishte në Shqipëri.  Tashmë është hapur edhe procesi gjyqësor ndaj tij, ndonëse kanë kaluar afro 3 vjet nga ngjarja, pasi këto kohë 32-vjeçari hetohej, por nuk kishte ndonjë provë konkrete.

Ndërkaq, nëna e viktimës, Lana Hyseni, ka thënë në gjyq se ?Vajza ime e ndoqi nga pas të shoqin, atje ku ai banonte. Por ai e shfrytëzoi si prostitutë dhe vajza më tregoi që Zefi kishte edhe një lidhje intime në Shqipëri?.

Krimi në familjen shqiptare ka ndodhur në Milano të Italisë, më 2 korrik të vitit 2013, ndërkohë që autori i saj ka tentuar ta fshehë si një vetëvrasje, por është tradhtuar nga të gërvishturat në krahët e tij dhe nga të nxirat në trupin e së shoqes. Policia italiane ka arrestuar 30-vjeçarin Zef Lleshi për vrasjen e bashkëshortes së tij Silvana Hyseni, të cilët sapo ishin kthyer nga Shqipëria, ku e shoqja i kishte zbuluar lidhjen intime të tij.

Vetë Zef Lleshi ka njoftuar policinë se gruaja e tij ishte hedhur nga ballkoni i pallatit. Menjëherë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur trupin e pajetë të 31-vjeçares Hyseni, e cila ishte hedhur nga kati i nëntë i një pallati. Në këto kushte, policia ka marrë në pyetje bashkëshortin e saj, i cili ka deklaruar paraprakisht se gruaja e tij ishte hedhur vetë nga ballkoni pas një sherri për motive xhelozie. Por, ai është tradhtuar nga disa të gërvishtura në krahë, pasi lëkura e tij kishte mbetur në thonjtë e viktimës dhe nga dëshmia e nënës dhe shoqes së viktimës. Madje, gjatë këqyrjes së kufomës, mjekoligjorët kanë zbuluar disa të nxira në trupin e 31-vjeçares, që mendohet se janë shkaktuar para vdekjes, pasi i shoqi dyshohet se ushtronte dhunë ndaj saj.

Sipas policisë, gjatë sherrit, ai e ka tërhequr 31-vjeçaren për krahësh dhe e ka hedhur nga ballkoni, plan të cilin dyshohet se e kishte menduar gjatë kthimit për në Itali, pasi e shoqja kishte zbuluar lidhjen intime të tij.





Lajmet e fundit nga