web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohet 29-vjeçari/ I mori varësen një gruaje dhe i plagosi nënën

16 Prill 2016, 09:30, Aktualitet CNA

Policia e Elbasanit prangosi dje një 29-vjeçar që duke i vjedhur varësen një gruaje, plagosi edhe nënën e saj të moshuar. Nga burimet zyrtare mësohet se Specialistët për  Krimet,  në  Komisariatin  e  Policisë  Elbasan,  bënë  arrestimin në  flagrancë  të  shtetasit: Adnad  Bajrami,   29  vjeç,  banues  në  Elbasan.

Ky  shtetas,  u  arrestua  nga  efektivat  e  policisë,  pasi   gjatë   ditës  së  djeshme,   në  Lagjen  ?Beqir  Dardha?,  dyshohet    t?i  ketë   marrë   nga  qafa  varësen  prej   floriri  shtetases  L.T,  51  vjeçe,  banuese  në  Elbasan. Gjatë  rezistencës  për  të  mos  i  marrë  varësen,  është   dëmtuar  fizikisht  nëna  e  saj,  shtetasja S.S,  80 vjeçe,  e  cila  ka  tentuar  të  mbajë   autorin  dhe   u  dërgua  menjëherë  në spitalin   rajonal  Elbasan,  ku   ndodhet  jashtë  rrezikut  për  jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”   dhe  ?Plagosja  e   lehtë   me  dashje?parashikuar nga nenet   134  dhe  89  të   Kodit Penal.





Lajmet e fundit nga