web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Faktet/Ja pse dështoi referendumi i Rilindjes

9 Prill 2016, 15:38, Aktualitet CNA

Mjafton të shikosh rezultatet që po shpallen për të kuptuar sa vlerë ka pasur referendumi në Partinë Socialiste i urdhëruar dhe drejtuar nga Rilindja. Fitore me 98 apo 99%, rezultate që do i kishte zili edhe diktatori Enver Hoxha.

Rezultati edhe sipas shifrave të sjella nga PS-ja në publik sërish tregon se referendumi ka dështuar.

Së pari, nuk ka rëndësi në referendum sa është % e një PO apo JO, rëndësi ka pjesmarrja e cila në fakt është edhe çelsi i një referendumi, ku pjesmarja duket të jetë minimalisht 51%.

Së dyti kryeministri Rama në kongresin e fundit deklaroi 150 mijë anëtarë ndërkohë dy ditë më parë u deklaruan 80 mijë.

Kjo levizje duke deklaruar vetëm gjysmën e anëtarësisë tregon frikën dhe panikun në partinë më të madhe politike në vend. Me 150 mijë anëtarë duhej një pjesëmarrje prej të pakten 75 mijë e 1 vote, ndërsa me 80 mijë duhen mbi 40 mijë vota. Diferenca për të pasur një referendum të ?ligjshëm? është 35 mijë vota.

Problem nuk janë vetëm shifrat por edhe manipulimet. Raportohet se në komuna dhe fshtara kutia e votimit ka shëtitur. Pra, është cuar fshat më fshat, për më tepër derë më derë, që socialistët të votonin. Socialistëve ju është kërkuar me forcë të votojnë duke i kërcënuar me vendin e punës apo vazhdimësinë në parti.

Nga ana tjetër drejtorët e institucioneve dhe deputetët kanë telefonuar çdo anëtar që ata kishin në ngarkim që të votonin në referendum, kjo për faktin se pjesëmarrja ishte mjaft e vogël dhe socialistët nuk kishin asnjë motiv të votonin në një referendum pa kuptim.

Vetë krerët socialiste flasin për spektakël votuesisht dhe rezultat madhështor, thua se PS-ja fitoi një betejë elektorale, kur në fakt legjitimoi kryetarin me mandate të përjetshëm.

Por denoncime për levizje komisionerësh, kuti të mbushura, apo votime fictive vijnë nga anë e kënd Shqipërisë, kjo që fakton më tej dështimin e këtij referendumi që socialistët në shumicë e kanë braktisur, por ka qenë administrata dhe terrori mbi votuesit ai që ka fituar në votim dhe jo baza socialiste.

Tani pritet vetëm që Edi Rama nga kryetar të shpallet Fyhreri i Rilindjes, por jo i socialistëve, ata sot i dhanë një leksion  të qartë se ka brakrtisur bazën dhe nuk ka mbështetjen e socialistëve të vërtetë./citynews





Lajmet e fundit nga