web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dasma përrallore e miliarderit rus me studenten

30 Mars 2016, 22:40, Lifestyle CNA

Jennifer Lopez, Enrique Iglesias dhe një fustan prej 25 mijë dollarësh është ajo që duhet për të pasur një dasmë perfekte.

Me një banket ekstravagant, një ambient luksoz, djali i një miliarderi ka realizuar një dasmë përrallore që llogaritet të ketë kushtuar deri në 1 miliard dollarë.

Said Gutseriev 28 ? vjeç, trashëgimtari i një pasurie marramëndëse kurorëzoi dashurinë me studenten 20 ? vjeçare Khadija Uzhakhova, në një dasëm që mori vëmendjen e gjithë botës dhe u bë sensacion interneti.

Dasma u mbajt në një nga restorantet më të mëdhenj të Moskës, ambienti ishte dekoruar me lule te freskëta, drita dhe qirinj të shumtë ndërkohë që nusja 20 ? vjeçarja që studion mjekësi dhe stomatologji në Universiteitn e Moskës u shfaq mahnitëse nën petkun e një fustani të Elie Saab, ndërkohë që mbante një kurore dhe varëse diamanti.

Në dasëm nuk mund të anashkalohej prezanca e divës muzikore Jennifer Lopez, e cila krijoi një atmosferë eletrizuese pasi këndoi disa nga hitet  e saj më të njohura, ndërsa u ndërrua disa herë gjatë performancave të saj.

Dasma pati rreth 600 të ftuar, të cilat erdhën me makina Rolls Royces.

Torta me 9 kate ishte dekoruar me lule rozë, ishte më e gjatë se një person dhe kishte në krye simbolin e  fesë myslimane, yllin dhe hënën.

Dhëndri është djali i një prej manjateve më të mëdhenj të naftës dhe medias ruse, me një pasuri që vlerësohet si 6.2 miliardë dollarë, sipas revistës Forbes.

1011123456789





Lajmet e fundit nga