web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjinishi: Frymëzim radikal në Shqipëri/ Trakte me mbishkrimin “Të vriten ata që nuk besojnë”

25 Mars 2016, 09:43, Aktualitet CNA

Teologu mysliman, Ermir Gjinishi, ka folur dje në emisionin e gazetarit Ylli Rakipi ?Të paekspozuarit? në Ora Neës mbi rrezikun e mundshëm të vendit nga institucione fetare të cilat kane dalë jashtë kontrollit.

Sipas tij në Shqipëri kemi frymëzim radikal dhe imamët shpesh  kthehen në analistë politik.

?Fakti që ne kemi dhjetra njerëz shqiptar nuk është rastësi nuk mund të flas për xhaminë dhe rekrutimeve në fjalë, skemi informacion dhe është dicka në hetim, ka një të vertëtë që këta djem janë praktikant. Ideja është që në Shqipëri këto njerëz dalin nga xhamitë Predikimi në xhami në përgjithësi nuk kontrollohet. Institucioni nuk kontrollon predikimim të premten bëhen predikime politike, imamët kthehen në analistë politik?. ? ka thënë ai.

Ai theksoi  se edhe në Tiranë situata po del jashtë kontrollit për faktin se po shpërndahen trakte me tekst fetar të manipuluar  ku thuhet se duhen vrarë njerëz që nuk besojnë.

 ?Sot që po flasim nuk është hisotria aq e thjeshtë, historia është që në Tiranë shpërndahen trakte, nuk merrem me përgjegjësitë, jo në objekte por edhe në shtëpi po futen trakte me tekst fetar të manipuluar ku thuhet që duhen vrarë njerëz që nuk besojnë. Situata po del jashtë kontrollit në Shqipëri po na del situata jashtë kontrolli.?– u shpreh Gjinishi.

 





Lajmet e fundit nga