web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot, Dita Ndërkombëtare e Lumturisë

20 Mars 2016, 18:09, Kuriozitete CNA

20 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë. Kjo ditë ka për qëllim të sjellë në vëmendje se lumturia është qëllimi themelor i njeriut. Në këtë ditë u bëhet thirrje vendeve të ndryshme të botës që të përshtasin politikat publike, në mënyrë që të përmirësojnë mirëqenien e të gjithë popujve.

20 marsi është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Lumturisë në vitin 2012 nga Kombet e Bashkuara.
Përfaqësues të OKB-së janë shprehur se për të rritur lumturinë globale, zhvillimi ekonomik duhet të shoqërohet me mirëqenien sociale dhe mjedisore.

Ja 20 thëniet rreth lumturisë. 

?Për çdo minutë që je i mërzitur, humbet 60 sekonda lumturie.? ? Ralph Waldo Emerson

?Ka shumë gjëra të mira në botë, për të cilat ia vlen të luftosh? ? J.R.R. Tolkien

“Nuk është as pasuria e as shkëlqimi, por qetësia dhe përkushtimi me të cilin fal lumturi? ? Lucille Ball

“Kur një derë lumturie mbyllet, një tjetër hapet, por shpesh ne e mbajmë shikimin shumë gjatë te dera e mbyllur dhe nuk e shohim derën e hapur para nesh? ? Helen Keller

“Është një fillim i mbarë, nëse je në gjendje të kuptosh se çfarë të bën të lumtur? ? Lucille Ball

?Lumturia është në mendje. Zakonisht, njerëzit janë aq të lumtur sa ndihen me mendjen e tyre? ? Abraham Lincoln.

?Nuk ka kohë për të parë anën e mirë nëse vazhdimisht shikon vetëm të keqen? ? Jimmy Buffett

?Nga gëzimi dhe të qeshurat, le të vijnë rrudhat? ? William Shakespeare

?I vetmi gëzim i madh në botë është të rifillosh? ? Cesare Pavese

?Ne të gjithë kemi pengesa dhe probleme, por disa prej nesh shohin yjet? ? Oscar Wilde

?Numëro vitet nga miqtë, jo nga ditëlindjet, numëro buzëqeshjet, jo lotët? ? John Lennon

?Nëse shpenzon gjithë jetën duke pritur stuhinë, nuk do të kënaqesh kurrë me diellin? ? Morris West

?Nëse po e lexon këtë … urime, je gjallë. Nëse nuk ka diçka rreth e rrotull që të bën të qeshësh, atëherë nuk e di çfarë mund ta bëjë këtë? ? Chad Sugg

?Nuk mund të jesh i lumtur ndërsa je shpeshherë i mërzitur? ? Lauren Oliver

?Lumturia nuk është pushtet parash, ajo qëndron te kënaqësia e arritjeve dhe te përpjekjet për punët krijuese? ? Franklin D. Roosevelt

“Mos prit që të tjerët të jenë të lumtur për ty. Çdo copëz lumturie që fiton, shijoje me veten” ? Alice Walker

?Një pesimist shikon vështirësitë në çdo mundësi që i jepet, ndërsa një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi? ? Winston Churchill

?Të gjithë në brendësi kemi disa luledielli? ? Allen Ginsberg

?Nëse buzëqesh edhe kur je vetëm, atëherë me të vërtetë ia ke dalë të jesh i lumtur? ? Andy Rooney

?Nuk ka rëndësi çfarë ke, kush je, ku je apo çfarë bën për të qenë i lumtur ose jo. Është gjithçka çfarë mendon ti për lumturinë? ? Dale Carnegie





Lajmet e fundit nga