web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Faktet/Edmond Haxhinasto, ministri më i dështuar i transporteve në histori

20 Mars 2016, 19:38, Aktualitet CNA

Kreu i Ministrisë së Transporteve Edmond Haxhinasto do mbahet mend si njeriu më i dështuar që ka drejtuar këtë institucion në 25 vite demokraci, pse jo edhe atyre që kanë qenë në diktaturë.

Dështim total në çdo drejtim të këtij indtitucioni, që në fakt pritej të ishte zemtra e zhvillimeve dhe ndryshimit në Shqipëri. Një institucion i drejtuar në mënyrë skandaloze që mjafton ti përmendim tre fakte për të treguar se ku ka katandisur. Tre nga 300 të tillë.

Së pari, bllokimi i një investimi prej 320 milionë dollarësh i rrugës Qukës-Qaf Pllocë. Një investim që do qukes qaf plloceinjektonte në ekonomini miliona dollarë por edhe do sillte impakt zhvillimi në rajonin e Korçës, afrim të tregjeve dhe në vecanti do i jepte zhvillim turizmit malor dhe atij liqenor (Pogradec, Prespë). Dy vite e gjysëm e bllokoi këtë investim Haxhinasto, dhe në fund filloi punimet. Dy vite e 6 muaj vonesë, kush mban përgjegjësi? Kur mbaron, të presim dhe shohim.

E dyta nga rradha por jo nga rëndësia është segmenti Elbasan-Tiranë. Punimet janë bllokuar që nga viti 2013, duket se ska asnjë ecje në volume. Thjesht u mbyll kohe më parë sinjalistika nga Tuneli në drejtim elbasan tiranetë Elbasanit. Pjesa Tunel -Tiranë, duket e bllokuar totalisht. Justifikimi është një rrëshkitje, por edhe disa ndryshime në projekt. Tek rreshkitja është një segement 1.2 km, pjesa tjetër pse nuk kryhen punimet? Firma ka ndaluar punën e saj, por duket që fatura vazhdon e trashet, punime ska, lëkët do ikin për qejft të Mondit nga xhepat e shqiptarëve. Faktin që nuk punohet në segmentin Tunel-Tiranë, shqiptarët e shohin çdo ditë e shikon dhe Mondi që bën sehir.

E treta është rruga Kardhiq-Delvinë. Një segment rrugor që me rrugën e re Levan-Tepelenë, do e afronte Sarandën me pjesën e qendrës së vendit. Saranda do ishte të paktën 1 ? 1.30 minuta më afër, nuk do kishte më nevojë të kaloje nga Muzina, apo Lllogaraja. Një rrugë fushore dhe një tunel 400 m. Ky aks kardhiq delvinenisi punimet në vitin 2008 dhe projekti total për këtë rrugë ka përfunduar në vitin 2009. Aksi Kardhiq  ? Delvinë ka një gjatësi rreth 34 km. Deri më tani janë përfunduar 7.6 km nga Ura e Kardhiqit në drejtim të Fushë Bardhës (Delvinë) dhe 9.7 km nga Delvina në drejtim të Vergos (Ura e Kardhiqit). Rezulton se sot në këtë aks mbetet e pa financuar një segment rrugor rreth 16.7 km, e cila kërkon një investim prej 40 milionë dollarë. Asnjë veprim konkret nga Edmond Haxhinasto. Rruga jo vetëm nuk po përfundon, por rrezikon të shkatërrohet edhe pjesa e përfunduar.

Këto janë tre fakte që flasin për 3 akse rrugore nga më të rëndësishmet në vend. Këtu nuk po përmendim dhjetra të tjerë që po ecin më hapin e breshkës, por mjaftojnë këto që kemi përmenduar më lart për të treguar se Edmond Haxhinasto është Ministri i Transporteve më i dështuar në historine e Shqipërisë. Asnjë cm rrugë me projejkt të ri, asnjë aks rrugor i përfunduar nga ato që kanë filluar vite më parë. Mondi i Transporteve dhe Infrastrukturës del dhe bën vetëm show, jep certifikata apo del në terren kur ka rradhë tek kolaudimi i makinave. Haxhinasto duket të jetë thjesht një dështim me sukses në krye të institucionit që duhet të ishte motori i ndryshimeve në vend./citynews





Lajmet e fundit nga