Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Z.Meta, një ditë më parë Komisioni i Venecias ka miratuar draftin final me rekomandimet për Reformën në Drejtësi, por që një ditë më parë u pa se palët janë të ndara. Në gjykimin tuaj, çfarë duhet bërë që të arrihet konsensusi për të cilin keni këmbëngulur prej kohësh?
Besoj se konsensusi më i mirë është referimi i përbashkët ndaj rekomandimeve të opinionit final të Komisionit të Venecias.
Dua ta falënderoj nga zemra Komisionin e Venecias që na ka asistuar gjatë të gjithë procesit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri, si dhe të gjithë ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë, për punën e jashtëzakonshme dhe profesionale.
Vlerësoj se është mjaft pozitive që të gjithë forcat politike në vend e kanë pranuar dhe i janë referuar Komisionit të Venecias si institucioni që garanton standardet më të larta evropiane për Kushtetutën dhe ligjet.
Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër, veç se të bëjmë një lexim objektiv dhe të paanshëm të gjithë opinioneve dhe rekomandimeve të këtij komisioni.
Sikurse e kam theksuar edhe në raste të tjera, për çdo lexim të ndryshme të opinioneve për çështje të caktuara, të kërkojmë edhe ndihmën e EURALIUS-it dhe të OPDAT-it, si dy misione të paanshme të Bashkimin Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të bërë interpretimin final dhe objektiv të çdo çështjeje.
Është me rëndësi që kur Komisioneri Hahn të vizitojë Tiranën në fund të marsit, të kemi një tekst përfundimtar të dakordësuar të ndryshimeve kushtetuese. Ky do të ishte një mesazh shumë i rëndësishëm, i përgjegjshëm dhe pozitiv i politikës tonë, i gjithë forcave parlamentare, por edhe jashtë Parlamentit, pasi në këtë reformë janë përfshirë shumë aktorë, duke treguar se ne e kemi vullnetin për të ecur me shpejtësinë e duhur dhe në mënyrë të qëndrueshme drejt hapit tjetër, atij të çeljes së negociatave për anëtarësim në BE.
Kur kërkoni një zgjidhje nga EURALIUS dhe OPDAT, a e përjashtoni një tryezë politike? Një ditë më parë, z. Eduart Halimi, i cili është nënkryetar në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi ka shprehur qëndrimin e PD-së për një tryezë politike, pra përtej Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, për të gjetur konsensusin, që kërkohet, e përmendët edhe ju, tashmë me ardhjen e z. Hahn në Tiranë. LSI fillimisht besoj se duhet të bindë PS-në për tryezën politike…
Meqenëse kemi një opinion final, zyrtar të Komisionit të Venecias, mund t?ju them që qëndrimi zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim për këtë reformë kushtetuese, si hapi i parë i reformës në drejtësi dhe që do të hapë rrugën për gjithë paketën në zbatim të saj, është: LSI do të votojë me të 20 votat e saj në Parlament reformën për të cilën është shprehur Komisioni i Venecias, për të gjitha çështjet që ne i jemi drejtuar dhe aktorët e tjerë i janë drejtuar.
Në rastet kur palët nuk do të kenë qartësinë e duhur për të bërë interpretime të paanshme, do të bazohemi tek rekomandimi i misioneve të EURALIUS-it dhe të OPDAT-it, që kanë qenë të përfshirë që nga fillimi dhe kanë ndihmuar mjaft me asistencën e tyre gjatë kësaj reforme.
Pra, të 20 votat e LSI-së do të jenë në mbështetje të opinionit të shprehur nga Komisioni i Venecias, si dhe për interpretimet e misioneve të EURALIUS dhe OPDAT për ato çështje të cilat ende mund të sjellin interpretime të ndryshme.
Përsa i takon angazhimit të faktorëve të tjerë, patjetër që nuk mund të përjashtohet asnjë formë bashkëpunimi, komunikimi, dialogu dhe përfshirje e mëtejshme edhe e ekspertëve për çështje të caktuara.
Por e theksoj edhe njëherë tjetër, që qëndrimi ynë final është ky: Të 20 votat e LSI-së do të jenë në mbështetje të standardeve që ka rekomanduar Komisioni i Venecias dhe rekomandimeve apo interpretimeve të bëra nga EURALIUS-i dhe nga ODPAT-i.
Nëse do të ketë sërish mosdakordësi midis palëve, cili do të jetë roli i LSI-së?
LSI-ja ka qenë dhe është angazhuar për një klimë sa më konstruktive, sa më bashkëpunuese, sa më racionale dhe do ta vazhdoj të luajë këtë rol pa u lodhur me durim, me qetësi dhe me qartësi.
Ju keni takime të përjavshme me Kryeministrin Rama. A keni diskutuar me të mundësinë e tryezës politike? Kur ju garantoni votat e LSI-së për reformën në drejtësi, a do të thotë kjo që i bashkoheni qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për një plan ?B? që e miraton reformën në drejtësi pa PD-në, që këmbëngul për një tryezë politike?
LSI ka vetëm një plan. Plani i LSI-së është të votojë reformën në drejtësi. LSI është shprehur më parë se kushdo tjetër që, gjykatësi suprem i standardeve të reformës është Komisioni i Venecias dhe askush tjetër. Komisioni i Venecias për shumë çështje është shprehur në një mënyrë shumë shteruese dhe më të drejtpërdrejtë se sa ne mund të prisnim, që do të thotë se ka gjykuar me thellësi draftin e reformës.
Pyetjet që janë drejtuar për çështje të paqarta, për të cilat edhe Komisioni i Venecias ka qenë i ndërgjegjshëm për klimën politike jo shumë bashkëpunuese në vend, është përpjekur të ecë në thellësi dhe në brendësi të çështjeve të caktuara.
Kështu LSI ka vetëm një plan, të shprehet pro rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe për çështje të caktuara të cilat mund të mos jenë qartësisht shumë të lexueshme apo të interpretueshme, atëherë do të kërkojmë që të shprehet EURALIUS me OPDAT, si dy misione të pavarura dhe që nuk kanë interes të përfshihen në interesat lokale të politikës sonë.
Pra, kjo është një ?Jo? për Partinë Demokratike për një tryezë politike?
Nuk ka në filozofinë e LSI-së asnjë formë dhe praktikë përjashtuese. Përkundrazi, ka vetëm një filozofi bashkëpunuese. Bashkëpunimin më të mirë e garanton angazhimi i Komisionit të Venecias. Lexoni rekomandimet bazë të Komisionit të Venecias dhe do të kuptoni trasenë ku duhet ecur.
Refugjatët sirianë i janë afruar kufirit shqiptar. 160 prej ...
Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja për ngjarjen e so...
Dhuna në familje mbetet një nga problemet kryesore të shoqër...
Një grua e moshuar është gjobitur ditën e djeshme për shkak ...
Policia e Krujës ka arrestuar shtetasin, Ronald Alushi 20 vj...
Letra e kreut të të rinjve demokratë të Europës, dërguar kry...
Avokati i Popullit, Igli Totozani, u rizgjodh për një mandat...
Një shtetase shqiptare ka vrarë me thikë të dashurin italian...
Një vazjë 16-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke u vet...
Dikujt mund t’i ngjajnë skeptike, por organizimi i aktivitet...
Administratori i kompanisë farmaceutike “Omega Farma”, Fatos...
Sipas raportit të Prokurorisë, në vitin 2015, janë përgjuar ...
Ish- Ministri i Financave, Shkëlqim Cani është paraqitur dje...
Pas bllokimit të kufijve nga Maqedonia, Serbia dhe Sllovenia...
Horoskopi ditor për diten e shtunë – 12. mars 2016Dite pa nd...
Policia e Tiranës ka dhënë versionin e saj zyrtar lidhur me ...
Deputeti socialist Ben Blushi është shprehur se di shumë nga...
Organizata të të drejtave të njeriut dhe ekspertë ligjorë po...
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e shpërthimit të n...
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur këtë mbrëmje Tiranën. ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...