web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veliaj sqaron gjendjen e K.F Tirana: Ka lojtarë që marrin 130 mijë euro për 7 minuta

8 Mars 2016, 13:22, Aktualitet CNA

Krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka sqaruar sot gjendjen e klubit të futbollit KF Tirana. Ai tha se klubi nuk po administrohet në mënyrën e duhur pasi ka lojtarë që marrin 130 mijë euro për vetëm 7 minuta.

?Kjo është një ndërmarrje aksionare, ku Bashkia është në minorancë. Ashtu siç unë jam shumicë aksionare në Ujësjellësin e Tiranës dhe vendimet shkojnë siç i propozoj unë, meqë jam aksionar shumicë, edhe në sport klub ?Tirana?, vendimet i merr shumica. Bashkia e Tiranës ka vetëm 34% të aksioneve. I kemi kërkuar aksionarit të shumicës, së pari të bëjë një mbledhje aksionarësh. Asambleja mblidhet për të marrë vendime. I kam kërkuar Halilit të mbledhë asamblenë, të na sjellë disa dokumente. Kur dëgjoj gjëra të natyrës: ?Na duhen 130 mijë euro për një lojtar që ka luajtur vetëm 7 minuta në Shqipëri?, sigurisht që paratë e taksapaguesve të Tiranës, unë nuk i administroj shkel e shko. 130 mijë euro për 7 minuta, besoj as Ronaldo nuk kërkon! Ajo që kam kërkuar e premtuar si kryetar bashkie është të ndihmojmë të gjitha ekipet?, ka thënë Veliaj gjatë një interviste televizive.





Lajmet e fundit nga