web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Uran Butka: Nga 1943 deri në 1945 në Shqipëri u zhvillua luftë civile

8 Mars 2016, 10:23, Aktualitet CNA

Sipas tij arsyeja e kësaj lufte është prishja e Marrëveshjes së 2 gushtit 1943 e mbajtur në fshatin Mukje në Krujë.

I ftuar ne emisionin ?Debati në Channel One? të gazetarit Roland Qafoku, Butka iu referua librit të tij të fundit ?Lufta Civile në Shqipëri 1943-1945? dhe për herë të parë publikon proceverbalin e kës mbledhje në të cilin përveç vendimit, janë shënuar emrat e pjesmarrësve dhe atë që u vendos aty.

Por sipas Butktës, gjithçka që ka ndodhur më pas në Shqipëri ishte një luftë e ashpër civile, e drejtuar dhe urdhëruar nga Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, nën drejtimin e jugosllavëe.

Butka kritikoi dhe akuzoi rëndë kolegët e tij historianë si Kristo Frashëri, Paskal Milo dhe Xhelal Gjeçovi, sipas të cilit, janë të indroktinuar duke shtrembërur faktet e maskrës komuniste gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Butka kundërshtoi edhe ish-kreun e PD, Sali Berisha, i cili pak ditë më parë në emisionin ?Debati në Channel One? deklaroi se vlerësonte rolin e Enver Hoxhës gjatë luftës së Dytë Botërore.

Bukta iu kundërpërgjigj Berishës me këto fjalë:

?Berisha gabon shumë shumë rëndë me këtë deklaratë. Enver Hoxha ishte një kriminel që vrau dhe urdhëroi vrasjen e shqiptarëve dhe nuk ka asnjë rol në rezistencën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Berisha e bën këtë për arsye politike dhe ky është një gabim?.

Butka e shoqëroi këtë deklaratë me një dokument orgjinal sipas të cilit, Hoxha urdhëronte shfarosjen e fshatit Starovë në Pogradec dhe një dokument tjetër që raportonte se partizanët e kishin shfarosur këtë fshat, nga i cili kishin mbetur pa djegur vetëm 5 shtëpi.





Lajmet e fundit nga