web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vajza 13 vjeçare që u përdhunua/ Dy dëshmi të kundërta në polici

2 Mars 2016, 08:42, Kronika CNA

Vajza 13-vjeçare nga Fushë-Bulqiza që pretendoi se u përdhunua nga një 30 vjeçar, ka dhënë dy dëshmi kontradiktore në polici.

Pasi e denoncoi 30 vjeçarin, në dëshminë e ditës së hënë, e mitura deklaroi se u mor me forcë në makinë dhe pasi u futën në një tunel, djali e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale.

Ndërsa në dëshminë e djeshme, 13-vjeçarja ka pohuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me 30 vjecarin, por në ndryshim nga dëshmia e parë, ajo tha se Denis Havelin e njihte dhe e donte.

Policia vijon hetimet ndërsa mbi 30-vjeçarin rëndon akuza e ?marrëdhënies seksuale me të mitura? dhe ?drejtim automjeti pa patentë?.





Lajmet e fundit nga