web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eduard Ndocaj pa drita në shtëpi/ Nuk i paguan prej 3 vjetësh

13 Shkurt 2016, 08:30, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj ka mbetur prej ditës së hënë pa drita në shtëpinë e tij në Lezhë. Kjo pasi deputeti ?kaubojs? nuk e ka paguar energjinë elektrike prej 3 vjetësh dhe për këtë arsye OSHEE ja ka prerë.

Sipas ?shqiptarja.com?, Ndocaj ka akumuluar një borxh prej 19 milionë lekë të vjetra për 14 objektet në emrin e tij. Kjo i ka kushtuar atij ndërprerjen e energjisë.

Eduart Ndocaj njihet edhe si rivali i Edi Ramës në garën për kreun e Partisë Socialiste. Ndocaj kërkon të marrë drejtimin e Partisë dhe prej kohësh ka nisur fushatën në veri të vendit për të tërhequr elektoratin e tij.





Lajmet e fundit nga