web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Parandalimi i vrasjes/ Policia jep detaje: Tre anëtarë të bandës së Ilir Xhakes do kryenin ekzekutimin

19 Janar 2016, 15:00, Kronika CNA

Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona të dyshuar si vrasës me pagesë. Ata janë arrestuar në zonën e Maznës, duke parandaluar ekzekutimin e një personi në zonën e Manzës. Në fillim u raportua për një vrasës por burime nga policia bënë me dije se janë arrestuar tre shtetas që do të kryenin krimin.

Sipas të dhënave nga policia, dy prej të arrestuarve janë nga Sukthi, ndërsa shtetasi tjetër është nga Durrësi. Policia ka bërë me dije se në pranga kanë përfunfuar shtetasit: Gazmend Dervishi, 30 vjeç, Dritan Nikolli, 37 vjeç dhe Bruno Shehu, 30 vjeç.

Në makinën e tyre tip “Benz”, policia gjeti 2 maska, 3 doreza, 2 bidonë me benzinë, 1 automatik dhe 30 fishekë.

Mësohet se personat që do të kryenin vrasjen janë anëtarë të bandës së Ilir Xhakjes, i cili vrau në vitin 2013 shefin e komisariatit të Shijakut, Adem Tahirin.

 





Lajmet e fundit nga