web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PS braktis emisionet politike të enjten

14 Janar 2016, 21:30, Aktualitet CNA

Partia Socialiste nuk ka pranuar të përfaqësohet nga asnjë socialist, duke braktisur debatet politike të emisioneve të së enjtes. Kështu, asnjë prej tyre nuk ka marrë pjesë ne emisionet të cilat kryefjalë kishin Reformën në Drejtësi. Gazetari Blendi Fevziu deklaroi në fillim të emisionit Opinion se ftesë ka patur edhe për përfaqësuesit socialist, por ata nuk kanë pranuar, duke artikuluar se do të prononcohen vetëm pas vlerësimit të Komisionit të Venecias. Ndërkohë në Opinion kanë marrë pjesë në debat Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi si dhe eksperti i së djathtës Enkelejd Alibeaj.

Ylli Rakipi në emisionin e tij ?Të paekspozuarit? ka ftuar Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani dhe deputetin demokrat Eduart Halimi përballë analistëve Andi Bushati dhe Fatos Lubonja. Ndërsa gazetari Sokol Balla ka të ftuar në Top Story ekspertët e së majtës përballë një paneli gazetarësh dhe analistësh, por anjëri prej tyre figurë politike e Partisë Socialiste.

Nuk dihet nëse ky qëndrim i prerë i Kryeministrit Rama lidhet drejtpërsëdrejti me Reformën në Drejtësi apo me një vendim për të mos dalë në emisione së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim./citynews

 





Lajmet e fundit nga