web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një robot si të ishte njeri

29 Nëntor 2015, 12:15, Tech CNA

Në një botë krijuar për njerëzit, robotët që duken dhe sillen si ata kanë më shumë avantazhe se llojet e tjerë të robotëve. Disa inxhinierë nga Italia kanë krijuar një robot që mund të kryejë detyra të vështira dhe të bashkëveprojë me mjedisin si të ishte një njeri.

Ata shpresojnë që roboti Walk-Man të mund të përdoret në raste urgjente, në mjedise ku njerëzit nuk mund të ndërhyjnë. Shkencëtarët thonë se në të ardhmen roboti do të mund të dërgohet në vende të rrezikshme për njerëzit, dhe do të mund të bëjë punën e demontuesve të bombave, ushtarëve dhe zjarrfikësve.

Instituti italian i teknologjisë dhe Universiteti Pisa kanë që në vitin 2013 që janë marrë me krijimin e këtij roboti.





Lajmet e fundit nga