web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si të rregulloni shëndetin nëpërmjet limonit

24 Nëntor 2015, 12:38, Lifestyle CNA

Për të pasur një shëndet më të mirë në mëngjes pini një gotë ujë me limon.

Pavarësisht se limonat janë acidike, por kur veprojnë brenda trupit ato janë mjaft alkaline dhe normalizojnë bilancin e pH.

Limoni ju ndihmon në përmirësimin e tretjes:

Kjo pije mund të jetë e thjeshtë, por njëkohësisht është mjaft e fuqishme dhe ndihmon tretjen e ushqimit më shpejt.

Humbje peshe:

Për shkak të pektinit, një kompleks që gjendet në limon, problemet që lidhen me shtimin në peshë do të reduktohen.

Trajton problemet e stomakut:

Duke konsumuar ujë dhe limon në mëngjes, ju do të merrni rezultate të jashtëzakonshme në çast. Uji i ngrohtë ju ndihmon në trajtimin e problemeve të tretjes dhe fryrjes, nëse e përzieni me pak limon efektet do të jenë edhe më të dukshme.

 





Lajmet e fundit nga