web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja në Dajt/ Në korrik Enton Nikaj u dënua me 14 vite burg, lirohet në mënyrë misterioze pas një muaji

12 Nëntor 2015, 09:22, Kronika CNA

Enton Nikaj, mik i anëtarëve të grupit të Emiljano Shullazit, përbën një nga skandalet me të rënda të drejtësisë, pasi ai ka hyrë dhe ka dalë nga burgu vetëm falë disa vendimeve të çuditshme të marra nga gjykatat shqiptare.

Sa herë ka dalë nga burgu ai është përfshirë në ngjarje kriminale, ndërkohë që ditën e djeshme ka mbetur vetë viktimë, pasi është qëlluar me një plumb në kokë, nga persona ende të paidentifikuar nga policia.

?Shqiptarja.com? ka mësuar se në 3 qershor të 2015 viktima Enton Nikaj është dënuar nga Gjykata e Lartë me 14 vite burg, për akuzën e vrasjes së Erlin Shepllo.

Fill pas këtij vendimi, vetëm një muaj më pas, në 21 korrik të 2015 Nikaj shpallet sërish fajtor për akuzën e ?Shkatërrimit të pronës? në dëm të Albert Çelija, duke u dënuar me 2.3 vite burg.

Ndërkohë akuza e ?Kanosjes? e ngritur nga prokuroria është amnistuar.

Sërish, vetëm një muaj pas këtij vendimi Enton Nikaj, person ky me rrezikshmëri të lartë, në datën 14 gusht, është liruar nga Gjykata e Tiranës, me argumentin se kishte përfunduar dënimin 2.3 vite burg gjatë kohës së paraburgimit, por kjo gjykatë në vendimin e saj s?ka argumentuar aspak vendimin e dënimit me 14 vite heqje lirie që Gjykata e Lartë kishte dhënë për Nikaj.

 





Lajmet e fundit nga