web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Turqi / 14 të vdekur nga përmbytja e anijes

11 Nëntor 2015, 09:11, Kosova & Bota CNA

Një anije është përmbytur në rajonin Ayvac?k në qytetin Çanakale të Turqisë ku ndodheshin klandestinë, nënshtetas të huaj të cilët përpiqeshin të kalonin ilegalisht në ishullin grek Lesbos.

Mësohet se kanë humbur jetën 14 persona, ndërsa janë shpëtuar 27 të tjerë,.

7 prej viktimave janë   fëmijë.

Sipas informacioneve mësohet se një grup klandestinësh me nënshtetësi të huaj u nisën nga bregdeti i rajonit Ayvac?k për të mbërritur në ishullin Lesbos nëpërmjet detit Egje. Anija ka nisur të mbytej në afërsi të brigjeve të fshatit Babakale, ku dhe pas një informacioni ekipet e rojës bregdetare u nisën drejt vendit.

Zhytësit e rojës bregdetare janë duke kryer hetime përreth vendit ku u mbyt anija për gjetjen e trupave të tjerë.





Lajmet e fundit nga