web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndotja në detin e Durrësit/ Panariti: Situata po përmirësohet, dëmet vetëm sipërfaqësore

9 Nëntor 2015, 10:08, Aktualitet CNA

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti u shpreh sot se nga ndotja e detit në Durrës, në zonën ?Ilira?, nga derdhja e vajit të djegur nga anija që nuk është identifikuar ende, situata po përmirësohet dhe ndotja konsiderohet vetëm sipërfaqësore.

?Ndotja e detit me vajra të djegur është një ngjarje kriminale nga njerëz të papërgjegjshëm?, tha ministri.

Ndërsa shpjegoi se, angazhimi i menjëhershëm i autoriteteve për të pastruar ndotjen në 3 km vijë bregdetare, ka bërë të mundur heqjen e një pjese të rërës së ndotur.durres1

Kreu i Bujqësisë bëri me dije se vendimi për pezullimin e peshkimit, nuk është për peshkimin në thellësi por për amatorët në bregdet.

Ndërsa Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë të angazhuara në plazhin e Durrësit në operacionin e pastrimit të ndotjes së shkaktuar gjatë ditës së djeshme.

Forca Detare dhe ajo Ajrore janë të përfshira në monitorimin dhe punën për zgjidhjen e situatës së krijuar në plazh.

durres2Anije pastrimi dhe patrullimi kanë rrethuar zonat e prekura dhe po punojnë për thithjen e ndotjes dhe normalizimin e situatës.

Forca Ajrore ka vënë në dispozicion një helikopter i cili ka kryer vëzhgimin nga ajri të plazhit dhe ka evidentuar pikat ku duhet ndërhyrje.

Krahas anijeve dhe helikopterit, një efektiv prej 35 trupash gjithashtu po punojnë për zgjidhen e situates së krijuar.





Lajmet e fundit nga