web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kokëdhima bojkotohet nga LSI dhe deputetët e PS në mbledhjen me drejtorët e jugut

8 Nëntor 2015, 09:56, Aktualitet CNA

Deputeti Koço Kokëdhima është caktuar para disa javësh si koordinatori i jugut.

Ai ka kryer një mbledhje me drejtorët e institucioneve të qarkut të Vlorës dhe Gjirokastrës, por jo çdo gjë ka shkuar mirë për të.

Të pranishëm ishin të gjithë  drejtuesit më të lartë të institucioneve të shtetit, të Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës, Memaliajt, Këlqyrës, Vlorës, Selenicës, etj, por kanë munguar drejtuesit e institucioneve të shtetit të cilat kanë në krye njerëz të propozuar nga LSI, aleatit kryesor qeverisës i PS-së, por jo vetëm pasi kanë munguar edhe shumica e deputetëve të Partisë Socialiste në këto qarqe, si: Fatmir Toçi, Valentina Leskaj, Anastas Angjeli, Arben Ahmetaj, ejt.

Takimin ishte me dyer të mbyllura dhe media nuk është lejuar.

Kjo ishte mbledhja e parë që koordinatori shfaqet i vetëm në jug, pa përkrahjen e asnjë deputeti që pas përplasjeve mes deputetëve të Vlorës dhe koordinatorit Kokëdhima në prani të kryeministrit Rama.

Burime për Shqiptarja.com, kanë pohuar se deputetët e jugut, kanë kërkuar që mbledhja e radhës në Vlorë, të drejtohet nga Edi Rama ose Gramoz Ruçi, në mënyrë që përpara strukturave të rajonit të jugut, të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet mes deputetëve dhe koordinatorit Kokëdhima.





22:00 Aktualitet

Ngjitja e Asadëve

Konflikti në Siri ka tërhequr fuqitë e mëdha globale, disa p...

Lajmet e fundit nga