Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Aferës skandaloze të CEZ me sa duket i vunë kapak të gjithë. Në mënyrën më të turpshme të mundshme, të tëra palët po bëjnë sikur e harruan. Pasi kaloi vrulli i parë edhe pozita edhe opozita e panë se prej saj mund të dilnin të njollosur.
Ajo i ngjan lojës me maska që partitë kryesore kanë bërë disa herë në kurriz të publikut. Në këtë kuptim, kjo histori që po tenton të harrohet, ngjan shumë me aferat e ndërtimeve te diga e liqenit, me disa tendera në shëndetësi, apo me tentativën për të dhënë me koncesion parkingjet e kryeqytetit, ku të gjithë rezultojnë të kapur.
Mjafton t’i kthehesh edhe njëherë kujtesës së afërt për të kuptuar se sa ndyrë u luajt me njerëzit.
Dy ditë më parë kryeministri Rama u detyrua të dalë në emisionin Opinion dhe ta mbrojë më në fund Ilir Metën. Me ngërç, me fjalët që mezi i dilnin nga goja, ai u mundua ta shfajësojë partnerin e tij duke dashur t’ia hedhë fajin Berishës. Ai bëri sikur nuk kishte ndodhur asgjë, sikur nuk i kishte dëgjuar deklaratat e Metës që akuzone atë vetë dhe Lulzim Bashën se me mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe të mediave lokale, kishin planifikuar një sulm për zhdukjen (pse jo burgosjen) e kreut të LSI-së. Megjithëse rezistoi për një kohë të gjatë, megjithëse refuzoi të merrte publikisht njollën e mbrojtësit të Metës për këtë rast, më në fund Rama u dorëzua. Dhe ka disa arsye se pse e bëri këtë. Pikë së pari, mes bashkënjollosjes me Metën dhe frikës së prishjes së koalicionit prej tij, ai zgjodhi të parën. Por, ka dhe një arsye të dytë: ai ra pre e shantazheve me frikën se LSI (ashtu si në rastin e videos erotike të Priftit) mund t’i nxirrte të palarat e shumë ministrave të cilëvë ua ka regjistruar bëmat dhe mëkatet. Pra Rama zgjodhi të bëhej mburojë e një afere të shëmtuar për të shmangur një skandal më të madh. Dorëzoi diçka për të shpëtuar të tërën.
Nga ana e tij, Meta, që shpalli megakomplotin shumëpalësh kundër tij, tani duket se ka rënë squk. Për të mos dalë bllof se gjithçka e ka bërë si shantazh vetëm që të sigurojë mbrojtjen e Ramës, vazhdon të përmendë sa për sy e faqe ?impulset e reja? që i duhen qeverisjes. Por në fakt, i ka harruar edhe ndryshimet në kabinet, edhe aleancën e fshehtë Rama- Basha edhe komplotin e oligarkëve që kërkonin t’i hynin në pjesë, edhe klithmat në formë letre të Spartak Brahos për cënimin e sigurisë kombëtare. Nga këto, duket sikur asgje nuk ka ekzistuar. Madje Meta shkoi edhe më tej. Ai e vuri pjesën më të madhe të grupit parlamentar të votonin kundër përbetimit të tij për hetim ndërkombëtar. Sepse ai e kishte arritur qëllimin. Ramës i tregoi shkopin duke e kërcënuar me prishjen e koalicionit. Berishës përpos shkopit, i tundi dhe karrotën: herë duke i shkelur syrin për afrim, herë duke e trembur me kompanitë e kilentëve të familjes (që ishin ngritur për të mbledhur paratë e CEZ) dhe herë me uljen e çmimit të energjisë që ishte bërë për të favorizuar çekët. Me mënyrat e tij, ai i bëri që të heshtin të dyja palët.
Prandaj nga afera e CEZ filloi të tërhiqet në mënyrë të turpshme edhe opozita. Vetë Berisha dhe katër ish ministra gjoja gabimisht nuk morën pjesë në votimin për hetimin ndërkombëtar që patën kërkuar vetë. Ndërsa Basha, i cili më shumë shqetësohet për të ruajtur të pastër trashëgiminë e së shkuarës, sesa për të ngritur besueshmërinë e së ardhmes, filloi ta anashkalojë gjithçka kish ndodhur me CEZ në kohën që drejtonte paraardhësi i tij.
U desh një farë kohe që të tërë të kuptonin se patatja e nxehtë që kishte hedhur në tryezë BIRN, digjte duart e gjithëkujt. Prandaj Rama pas kaq kohësh, vendosi të tërhiqet nga roli i atij që fërkon duart me cinizëm dhe doli publikisht në mbrojtje të Metës. Prandaj vetë Meta i harroi të gjitha teoritë konspirtative dhe shantazhet për shkarkim ministrash, pasi me mbylljen e historisë së CEZ, ato nuk vlenin më. Prandaj Berisha dhe Basha i ulën tonet, të kapur mat nga hija e qeverisjes së tyre të mëparshme.
Tani, të gjithë e dinë që sido që të shkojë puna, nuk do të ketë më një hetim ndërkombëtar. Tani të gjithë e dinë se sido që të përfundojë historia e arbitrazhit 130 milionësh, askush nuk do të jetë fajtor. Tani të gjithë e dinë se sido që të ndodhë, askush nuk do të marrë vesh nëse ishte apo jo e drejtë mbyllja e marëveshjes me CEZ.
Por tani s?ka mbetur kush pa e marrë vesh, se kjo ishte një histori ku të tërë rezultuan të përlyer. Një nga ato raste simbolike që na tregojnë se fatkeqësisht, të gjithë janë njëlloj. (lapsi.al)
Thash dje, hajde po shkoj në punë duke kaluar nga parku Rini...
Dhomës Amerikane e Tregtisë është kundër politikave të ndje...
Artur Zheji thotë se qeveria e Edi Ramës në dy vite nuk ka b...
Policia ka arrestuar tre vëllezër pasi gjat një kontrolli në...
Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka dalë në një konferencë për sh...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me rap...
Kryeministri, Edi Rama ditën e hëne do të zhvillojë një vizi...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është sot në Durrës...
Prokuroria e Tiranës ka pushuar sot hetimet për Serverin e T...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë thirrje për r...
Policia e Durrësit ka ndërmarra aksione në lokalet e natës.N...
Ekspertët e Komisionit të Venecias do të vijnë në Tiranë më ...
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë Klint Memetajn, 2...
Një ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Rrugën...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është nisur drejt Amerikës.Ai do ...
Citynews.al sjell sot foton ekskluzive pas mohimit qe Ervin ...
Për herë të parë “Gazeta Shqiptare” publikon sot dokumentin ...
Për dy vjet me rradhë, Arben Ndoka, i dënuar për shfrytëzim ...
Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Përmetit, Vladimi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...