web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Islami: Rama s'do të mund t’a gëzoje e prekë më pasurinë 200 milionëshe!

23 Tetor 2015, 20:03, Aktualitet CNA

Deputeti demokrat Kastriot Islami shprehet se vendi ynë ndodhet në prag falimenti, ndërsa shton se Rama nuk nuk do të mund të jetë më Kryeministër.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Islami shkruan se vendi ynë ka qeverinë më të korruptuar dhe më të paafte në Evropë.

Postimi i plotë në Facebook nga deputeti Kastriot Islami:
Rama nuk do te mund te jete me Kryeminister…Nuk ka si te jete… Vendi eshte ne krize dhe po falimenton, per te mos thene ka tashme falimentuar…Ka shume arsye…Por arsyeja themelore qe ka tronditur opinionin vendas e te huaj eshte 200 milion euro pasuri te fshehura ne llogari off shore! Eshte nje informacion pjeserisht i besueshem per shqiptaret, them pjeserisht sepse shqiptaret besojne se ai ka me shume se 200 milion euro..Kjo mjafton per ta larguar/rrezuar nga drejtimi i vendit me te varfer. Vendi qe po dergon ne Gjermani numrin me te madh te azil-kerkuesve nga Europa. Vendi nga i cili 60 perqind i te rinjve duan te largohen. Vendi me parlamentin e kriminalizuar. Vendi me qeverine me te korruptuar dhe me te paafte ne Europe…Dhe kur e pyesin thote mbrockulla sikur po flet me “kukllat dhe mumjet” e qeverise e grupit te tij parlamentar…Eshte shume rende! Nuk fle gjume! Nuk eshte i qete! Nuk di cfare te beje! Ai ska me asgje ne dore! Eshte i vemtuar ne kliken e tij nje pjese prej te cileve i ka lene edhe pa mandat…me mire do te largohen se bashku!

 





Lajmet e fundit nga