web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mandati i Frrokut/ PD: Rama dhe Meta mbrojtën deputetin e akuzuar nga shteti belg

20 Tetor 2015, 20:26, Aktualitet CNA

Partia Demokratike në një deklaratë për mediat ka dënuar vendimin e Këshillit të Mandateve për mandatin e deputetit Mark Frroku. Në deklaratë thuhet se me atë vendim Rama dhe Meta mbrojtën deputetin e akuzuar nga shteti belg.

Deklarata e plotë e PD:

“Partia Demokratike dënon vendimin e sotëm të Edi Ramës dhe Ilir Metës për të mbrojtur mandatin e deputetit Mark Frroku, i cili gjendet nën akuzën e vrasjes nga drejtësia belge. Këshilli i mandateve në Parlament tregoi sot mungesën e vullnetit të Edi Ramës dhe Ilir Metes për të bërë dekriminalizimin e politikës. Në këtë këshill sot u konfirmua këmbëngulja e dyshes Rama-Meta për të mbrojtur inkriminimin. Refuzimi i kërkesës së Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të të zgjedhurit të Edi Ramës është dhunim i nevojës qe ka vendi për tu çliruar nga krimi, është dhunim i kërkesës së qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Pavarësisht këtij qëndrimi pro-krimit, Partia Demokratike është e vendosur dhe do ta çojë deri në fund procesin e dekriminalizimit bashkë me qytetaret dhe me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë”, thuhet në deklaratën e PD.





Lajmet e fundit nga