web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapshticë / Kapen 200 kg marijuanë në kamion, arrestohet 46-vjeçari

20 Tetor 2015, 08:04, Aktualitet CNA

Në doganën e Kapshticës ditën e sotme janë kapur dhe sekuestruar 200 kg marijuanë.

Policia ka zbuluar në një kamion që shkonte drejt Greqisë  50 pako me nga 4- 4.5 kg secila.

Nga ky operacion është arrestuar shoferi i mjetit, Edmond Selimi, 46 vjeç nga Tirana.

?Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar, nga Policia Kufitare, në vijën e dytë, (në dalje të Republikës së Shqipërisë), mjetit të tij tip Kamion, me ngjyrë të bardhë, me targa AA 839 HZ, iu gjetën të fshehura dhe sekuestruan me cilësinë e provës 50 pako me lëndë të dyshuar si narkotike mariuanë , të mbështjella me natriban të zi, me një peshë totale prej 200 kg. Secila nga pakot kishte një peshë prej 4 – 4.5 kg?, njofton policia.





Lajmet e fundit nga