web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Debate dhe ofendime në selinë rozë/ Toçi-Kokëdhimës: E ke shpallur veten kryeministër i jugut, por nuk të do njeri!

20 Tetor 2015, 16:20, Aktualitet CNA

?E ke shpallur veten kryeministër i jugut, por nuk të do njeri. Ti po na e shkatërron partinë?.

Ka mjaftuar vetëm kjo akuzë nga deputeti Fatmir Toçi ndaj kolegut Koço Kokëdhima që në selinë e majtë të ?plaste? sherri.

Në një takim të mbajtur pasditen e së shtunës, Kryetari i Partisë socialiste Edi Rama ka mbledhur deputetët e qarkut Vlorë dhe Gjirokastër. Kokëdhima ka kërkuar shtyrjen me dy muaj të afatit të mbledhjes së Kongresit të Partisë, i planifikuar për në janar të vitit 2016.

Ky propozim është kundërshtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruci, i cili është shprehur se Kokëdhima ka shkelur çdo afat të vendosur nga asambleja për riorganizimin e partisë. Ndërsa nuk ka qenë vetëm Fatmir Toçi, ai që ka hedhur akuza të drejtpërdrejta, por edhe Valentina Leskaj është shprehur se Kokëdhima nuk ka bashkëpunuar me kolegët që përfaqësojnë zonat e jugut.

Kokëdhima më tej ka kaluar në ofendime, ku e ka quajtur deputetin Toçi ?parazit?. Kreu i selisë rozë,Rama nuk ka mbajtur një qëndrim lidhur me këtë debat, por ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes për një moment tjetër.

 

 





Lajmet e fundit nga