Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kastriot MYFTARAJ
Ditën e ndeshjes Shqipëri-Serbi, Kryeministri Rama priti në selinë e Kryeministrisë Ministrin e Arsimit të Serbisë Srdan Vrbiç dhe grupin e studentëve serbë, të cilët kishin ardhur në Shqipëri, të ftuar personalisht nga Rama, për të parë ndeshjen Shqipëri-Serbi, në stadiumin e Elbasanit. Kryeministri Rama iu priu personalisht të ftuarve të tij serbë nëpër korridoret dhe sallat e ndërtesës për t? ju treguar mjediset e brendshme të saj. Me këtë rast, nga Salla e Hartave në Kryeministri, një krijesë e Ramës kjo, me të cilën ai mburret veçanërisht, ishte hequr harta e Ballkanit, në të cilën Kosova është e ndarë nga Serbia, me kufij të shënuar si ato të shteteve të pavarur.
Qeveria e Serbisë kishte vënë si kusht të panegociueshëm për vizitën e studentëve serbë në ndërtesë e Kryeministrisë që nga salla e hartave e kësaj ndërtese të hiqej harta që tregonte Kosovën si shtet të pavarur. Zyrtarë të Ambasadës së Serbisë në Tiranë e mbikqyrën sallën para se atje të vinte Ministri i Arsimit i Serbisë dhe studentët serbë, e me këtë rast paralajmëruan se ministri serb dhe studentët serbë do të braktisnin ndërtesën, duke shkuar drejtpërdrejt në aeroport, nëse viheshin përballë një harte të tillë.
Por nuk ndodhi asnjë incident, sepse harta e papranueshme për serbët u hoq nga muri. Pasi e konstatuan vetë këtë gjë, të ftuarit serbë të Kryeministrit Rama dëgjuan me kënaqësi dhe miratim fjalimin e Ramës, ku u përmend shumë herë togfjalëshi ?fqinjësi e mirë? mes Shqipërisë dhe Serbisë. Heqja e hartës me Kosovën e ndarë nga Serbia, i jep një kuptim të posaçëm deklaratës së Ramës për fqinjësinë e mirë mes Shqipërisë dhe Serbisë. Domethënë Rama e flijoiKosovën në themelet e ngrehinës së tij të fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Serbisë. Në të vërtetë Shqipëria dhe Serbia nuk janë vende fqinje, pasiqë nuk ndajnë kufi të përbashkët. Ndërmjet tyre gjenden dy shtete të pavarura, Kosova dhe Mali i Zi. Rama duke hequr hartën e sipërpërmendur i thotë Serbisë se sa i përket atij, si Kryeministër i Shqipërisë, Kosova është Serbi, por Serbia e ka humbur Kosovën për shkak të NATO-s dhe SHBA.
Rama në fjalimin që iu mbajti studentëve serbë, kërkoi që fqinjësia e mirë mes dy vendeve të ndërtohet sipas modelit të pajtimit mes Francës dhe Gjermanisë, pas Luftës së Dytë Botërore. Por në themel të pajtimit franko-gjerman ishte pranimi nga ana e Gjermanisë që Alzasë-Lorena, me shumicën e popullsisë gjermane, t? i përkiste Francës. Kjo ndodhi sepse Gjermania ishte humbëse në Luftën e Dytë Botërore. Por Serbia e ka humbur Kosovën pasi NATO luftoi kundër Serbisë për të çliruar Kosovën. Dhe megjithatë Rama i thotë Serbisë se, sa i përket atij, Kosova është e Serbisë.
Është absurde që Kryeministri i Shqipërisë të bëhet nismëtar i pajtimit mes Shqipërisë dhe Serbisë, me çmimin e njohjes së Kosovës serbe. Kur në fakt, nëse ka ndonjë konflikt mes Shqipërisë dhe Serbisë ky ka të bëjë, në thelb, me Kosovën. Nëse Serbia njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë automatikisht krijohen marrëdhënie të mira mes Shqipërisë dhe Serbisë, por jo si marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, sepse të dy vendet nuk janë fqinje. Nëse Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë pajtimi mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe serbëve është i rremë, sajesë politike, joekzistuese në realitet. Madje nëse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo gjë është tërthorazi kërcënim për sigurinë shtetërore të Shqipërisë, pasi Serbia e ka marrë dikur Kosovën në kuadër të zbatimit të projekteve nacionaliste serbe për t? u zgjeruar kufiri jugperëndimor serb deri në bregdetin e Adriatikut, duke marrë gjysmën e Shqipërisë së sotme, së paku deri në Shkumbin. Në Luftën e Parë Ballkanike Ushtria e Serbisë arriti deri në Lushnjë, Gramsh, dhe në jug të Liqenit të Ohrit, në krahinën e Korçës. Atëherë, serbët u tërhoqën nga trojet e Shqipërisë së sotme pas presionit të Austro-Hungarisë, që arriti deri atje sa ta kërcënonte Serbinë me luftë për këtë gjë.
Nga pikëpamja gjeopolitike dhe gjeostrategjike, Kosova ka rëndësi për Serbinë sepse është rrugëkalim për në bregdetin e Shqipërisë. Sigurisht që deri kur të krijohen rrethanat e favorshme për këtë arritje, Serbia nuk ka asnjë kundërshtim që të zhvillohet një proces i pajtimit të rremë serbo-shqiptar, me skena të teatrit politik si vizita e studentëve serbë në Shqipëri. Të gjithë studentët serbë të ftuar nga Rama, të cilët sipas agjendës kanë bujtur në shtëpitë e studentëve të përzgjedhur shqiptarë, duke dashur të shpjegojnë kërkesën e tyre për heqjen e hartës me shtetin e pavarur të Kosovës, kanë deklaruar në shtëpitë e mikpritësve të tyre se serbët nuk kanë asgjë me shqiptarët e Shqipërisë, këta janë njerëz të mirë, të qytetëruar. Gjithçka që kemi kundër shqiptarëve, ne serbët e kemi me shqiptarët e Kosovës, kanë thënë këta studentë serbë duke treguar kështu se ishin të mirëudhëzuar dhe të vetëdijshëm për mënyrat e posaçme të krijuara në zyrat speciale serbe për të bërë propagandën përçarëse ndërmjet shqiptarëve.
Heqja e hartës me shtetin e Kosovës në Sallën e Hartave në Kryeministri është dyfish e rëndë, sepse kjo gjë ndodhi për shkak të ardhjes së disa serbëve, të ftuar në mënyrë antikushtetuese. Kryeministri dhunoi parimet kushtetuese të reciprocitetit dhe barazisë në marrëdhëniet ndërmjet shteteve, duke i ftuar këta serbë në dhunim të marrëveshjes ndërkombëtare të arritur mes dy federatave të futbollit, asaj serbe dhe shqiptare, vitin e kaluar dhe të sanksionuar nga UEFA, sipas së cilës marrëveshje nuk do të kishte tifozë shqiptarë me simbole kombëtare shqiptare në Serbi dhe tifozë serbë me simbole kombëtare serbe në ndeshjen në Shqipëri. Studentët serbë, kur gjenden në stadium në një ndeshje futbolli janë tifozë. Vitin e kaluar, autoritetet policore serbe deklaruan zyrtarisht, se në sajë të marrëveshjes së arritur mes dy federatave dhe të sanksionuar nga UEFA, Serbia do të arrestonte çdo tifoz shqiptar që do të gjendej atje, pra do t? i trajtonte tifozët shqiptarë si terroristë. Prandaj policët serbë i kontrolluan që në aeroportin e Beogradit anëtarët e delegacionit zyrtar të FSHF, duke ua ndaluar simbolet kombëtare shqiptare, me arsyetimin se posedimi i tyre ishte një akt prej tifozi, çka ishte e ndaluar me marrëveshjen. Kështu që edhe ardhja e studentëve serbë për të parë ndeshjen, ishte antikushtetuese që në momentin kur ata shkelën në aeroportin e Tiranës.
Të gjithë e panë se kur Serbia bëri dy golat gjatë ndeshjes së djeshme, lojtarët serbë vrapuan për të shkuar pranë asaj pjese të tribunës qendrore ku gjendeshin tifozët serbë, të ashtuquajtur studentë, të cilët brohoritën për golat. Kjo ishte një gjë shumë poshtëruese për shqiptarët. Policia e Shtetit, kishte lënë dhe një seksion bosh në stadium, midis këtyre tifozëve serbë dhe tifozëve shqiptarë, duke zbatuar me këtë rast rregullat që zbatohen për të ndarë tifozët e skuadrave kundërshtare. Kështu që këta tifozë serbë, jo vetëm zunë ulëset që iu takonin disa tifozëve shqiptarë, por për shkak të tyre u lanë bosh rreth treqind ulëse në stadium, pra disa herë më tepër se numri i tyre.
Kryeministri Rama, i cili bëri thirrje që ndeshja Shqipëri-Serbi të shihet vetëm si një lojë futbolli dhe jo me ngarkesa politike, ishte ai që më së shumti e keqpërdori politikisht këtë ndeshje, në dëm të Shqipërisë dhe në dobi të Serbisë.
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 33-vjeçar, nën ak...
Një shqiptar është ekstratuar nga Gjermani drejt vendit tone...
Pasi kishte qendruar për një kohë të gjatë në heshtje, Ben B...
Efektivët e policisë së qarkut të Beratit kanë finalizuar në...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin, Edi...
Donte me patjetër që të ishte më i madhi i të gjithëve. Një...
Një automjet është grabitur mbrëmjen sotme në autostradën Ti...
Nga Flamur VezajDitën kur qeveria shqiptare vendosi të këmbe...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar konfer...
Së fundmi në rrjetet sociale, janë shtuar ‘zërat’ se Koordin...
Një krim brenda familjes ka ndodhur në qytetin e Fierit. Mës...
Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në kr...
Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Romana Vla...
Në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca gjyqësore për ...
Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediet këtë të prem...
PS dhe LSI kanë pasur përplasje për zgjedhjen e Sekretarit...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar për situatën e kri...
Partia Demokratike ka akuzuar kreun e qeverisë për korrupsio...
Një 51-vjeçar grek ka rënë në prangat e policisë kufitare.Ai...
Një objekt i dyshimtë shpërthyes është gjetur pranë tregut u...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...