Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Mjekët janë duke përdorur një analizë të re të gjeneve, për të zbuluar në se gratë me kancer në gji e kanë të nevojshme t’i nënshtrohen kimioterapisë. Kimioterapia përdoret kur ekziston rreziku i përhapjes së kancerit, por ajo ka efekte anësore helmuese. Mjekët thonë se shumë gra marrin kimioterapi, pa e patur të nevojshme.
Kjo grua po i nënshtrohet biopsisë: po i merret një mostër nga gjiri, për t’u dërguar për analizë në një laborator në Kaliforni.
Shkencëtarët atje do të analizojnë mostrën, për të parë pasojat e kancerit. Ankthi tek pacientet me kancer në gji mund të vazhdojë për shumë kohë pas përfundimit të trajtimit.
Për shumicën e grave të diagnostikuara në faza të hershme, ekziston një kombinim trajtimesh.
Disave mund t’u hiqet gjëndra, ose i gjithë gjiri, krahas me një terapi me hormone; disa të tjera mund të trajtohen me rreze.
Po ashtu ka terapi më të reja, si PARP, që mund të shkatërrojnë qelizat kanceroze, duke riparuar difektet e ADN-së së pacientit.
Kimioterapia është një nga trajtimet më agresive dhe të lodhshme për të sëmurin.
Por krahas me eliminimin e kancerit, kimioterapia dëmton edhe qelizat e tjera. Efektet anësore të kimioterapisë variojnë: pacienti mund të ndjehet pa qejf, mund t’i bien flokët, mund të bjerë në letargji e deri t’i shtohet rreziku për t’u prekur nga infeksione dhe probleme me muskujt dhe kockat.
Kirurgë si Simon Holt në Spitalin Prince Philip në Suonsi të Britanisë, janë shumë të kujdesshëm, për të gjetur rrugë të ndryshme mjekimi për pacientët, kur është e mundur.
Reparti i kancerit të gjirit në këtë spital ka filluar të përdorë një një analizë, Oncotype DX, e cila i ndihmon mjekët të kuptojnë në se pacientët mund përfitojnë nga kimioterapia.
Problemi është se deri tani, mjekët nuk kanë patur kohë të marrin një vendim, pasi kimioterapia duhet t’u jepet njerëzve menjëherë pas operacionit, kur është momenti më i mirë për të shkatërruar qelizat kanceroze.
“Efekti i vazhdueshëm i kimioterapisë do të jetë me ndikim madhor në jetën e pacientes me kancer gjiri. Jo vetëm që ajo do të marrë 6-8 muaj pushim, por ka edhe efekte anësore; ajo mund të mos jetë e aftë të krijojë të lined fëmijë.?
Analiza “Oncotype DX” ndjek aktivitetin e një grupi prej 21 gjenesh, që ndikojnë tek mënyra se si zhvillohet kanceri dhe tek reagimi ndaj trajtimit.
Studimi i Institutit Britanik për Kërkime për Kancerin vlerëson se në se do të përdorej analiza re me gjenet, kjo do të shpëtonte nga kimioterapia e panevojshme 2 mijë paciente me kancer gjiri në Britaninë e Madhe.
Por ka edhe problem të tjera.
“Ne e dimë se disa ilaçe mund të kenë pasoja tek zemra. Ka pikëpyetje për pasojat afatgjatë, apo për një mundësi të vogël të shtimit të dementias. Përveç kësaj, nuk është aspak e lehtë të merrësh trajtimin e nevojshëm për katër muaj, që do të kërkojë që njerëzit të lenë punën për 6 muaj dhe natyrisht, implikimet financiare që janë shumë të rëndësishme për shumë njerëz.”
Këta janë Nia dhe Tom Barton. Në vitin 2008, vetëm pak muaj para dasmës së tyre, Nia u diagnostikua me kancer në gji.
Çifti Barton janë infermierë dhe e i kuptuan menjëherë implikacionet e sëmundjes, edhe pse kanceri i Nia Bartonit nuk konsiderohet si i rrezikshëm për jetën.
Fillimi i kimioterapisë do të thoshte që ata të anulonin dasmën e tyre të planifikuar për në dhjetor.
Nia Barton ju nënshtrua analizës “Oncotype DX” dhe vendosi të ndiqte këshillat e mjekëve.
“Shtrohej pyetja, a do të kisha nevojë për kimioterapi? Pra, kjo analizë kishte në fakt të bënte me rrugën që ne do të ndiqnim: të ndërprisnim gjithshka për 6 muaj ose 1 vit, dhe pastaj të mund të martoheshim dhe të vazhdonim të jetonim normalisht, apo të vazhdonim terapinë me rreze, me ilaçe për vite me radhë, pa e ditur fundin. Ne zgjodhëm të parën. Ishte vendimi i duhur.”
Dy vjet pas martesës Nia mbeti shtazënë dhe tani ka një djalë të shëndetshëm. Në se do t’i nënshtrohej kimioterapisë, ajo mund të kishte humbur mundësinë për t?u bërë nënë.
Rezultatet e analizës “Oncotype” po vazhdojnë të grumbullohen për t?u paraqitur në Kongresin European të Kancerit në Vienë më 25 shtator.
Ka shumë vende të bukura në botë, por ka vetëm një që përmba...
Të tre vendet në perëndim të Afrikës, qendrat e epidemisë E...
Gratë shtatzëna nuk duhet në mënyrë absolute të konsumojnë a...
Këngëtarja e njohur, Albërie Hadërgjonaj, vazhdon të jetë ak...
Para lojës së Shqipërisë me Serbinë në futboll, reperi Noizy...
Dafina Zeqiri është rikthyer me foto seksi. Ajo së fundmi ka...
Abbey Clancy është njëra ndër modelet më të komentuara e cil...
Gjatë ditës së djeshme në mediat serbe është shkruar se këng...
Shtëpia fantastike në New York, ku aktorja Angelina Jolie ka...
Ariana Grande është e njohur për veprimet provokative që bën...
Kylie Jenner shpesh thuhet se kopjon motrën e saj Kim Kardas...
Ndryshimin e tyre ndoshta nuk e kemi vërejtur përgjatë vite...
Ai bëri emër si hero në filmat aksion falë muskujve të tij, ...
Në familjet që kanë pajisje tablet, pothuajse një e treta e ...
Instagrami sot mbush pesë vite që nga lançimi. Që nga ajo di...
Ajo nuk e ka problem të zhvishet, si për fotografi në Instag...
Njëra ndër moderatoret më seksi në skenën shqiptare pa dyshi...
Reperi shqiptar Noizy i cili gjatë ditës së djeshme ka lançu...
Natasha Oakley është njëra ndër femrat më të komentuara për ...
Do të ndjej për të deri sa të vdes, i ka thënë ajo revistës ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...