web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ecni 25 minuta në ditë

26 Shtator 2015, 18:04, Lifestyle CNA

Ecja me hap të shpejtë për 25 minuta në ditë mund të zgjasë jetën me shtatë vjet. Ky është rezultati i një studimi gjerman, i cili është prezantuar së fundmi në kongresin e organizuar në Londër nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë. Dhe jo vetëm kaq. Aktiviteti fizik i moderuar mund të përgjysmojë rrezikun e një ataku në zemër te personat e moshës 50-60 vjeç, si dhe ndikon në ngadalësimin e procesit të plakjes.
Një studim i kryer nga Universiteti i Saarland-it, në një kampion prej 70 personash të moshës 30-60 vjeç, të cilët bënin jetë sedentare, konstatoi përmirësim të dukshëm në analizat e tyre të gjakut pasi këta njerëz iu nënshtruan aktivitetit fizik të vazhdueshëm. Gjithashtu, analizat treguan një ngadalësim të procesit të plakjes dhe aktivizimin e një procesi të riparimit të ADN-së





Lajmet e fundit nga