web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tuna dhe Cozman fshehtas bashkë në Londër (Foto)

21 Shtator 2015, 15:15, Lifestyle CNA

A janë ndarë me të vërtetë Tuna dhe Cozman?
Ata nuk e mohuan e as folën për ndarjen. Por, mediat  njëzëri deklaruan se çifti i njohur i muzikës, i dhanë fund marrëdhënies së tyre 3-vjeçare. Këtë lojë duket se e mbajtën edhe vetë protagonistët të cilët bënë ?unfollow? në Instagram njëri-tjetrin.

Pas pushimeve në Turqi, kur portalet lajmëronin fansat e dyshes për lajmin e hidhur, Tuna fluturoi drejt Londrës. Një udhëtim që çifti e kishte planifikuar e folur në prani të miqve dhe me sa duket u realizua.

Nga këto lëvizje, nisën dyshimet se gjithçka raportoi media  ishte e pavërtetë. Nga gjurmimet e lapsi.al, doli se çifti u takua ditët e fundit në Londër. Madje, Tuna udhëtoi me makinën që Cozman pozoi veçmas.


Edhe pse janë munduar të ruhen e mos figurojnë në asnjë foto pranë, Tuna dhe Cozman janë ?tradhëtuar? nga pozat që u shkrepën nga të pranishëm të tjerë atë natë. Pas kësaj, është e kotë të flasim për ndarje, pasi çifti duket se po përjeton ditë të bukura, pranë familjes së reperit në Angli.





Lajmet e fundit nga