web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raport "bombë" në Parlamentin Italian: Shqipëria, vendi kryesor i furnizimit me drogë

14 Shtator 2015, 20:00, Aktualitet CNA

Parlamenti italian ka diskutuar raportin, që tregon se gjatë vitit 2014 janë trafikuar nga Shqipëri drejt Italisë mbi 6 mijë kg marijuanë, duke e konsideruar vendin tonë kryesorin në furnizimin me këtë lëndë narkotike.    Raporti tregon se pas Shqipërisë, nga ku janë trafikuar 6 180 kg, vjen Greqia me 650 kg.

Sa i takon heroinës, rezulton se janë sekuestruar nga mjetet që kanë ardhur nga portet e Greqisë 94 kg, kurse nga Shqipëria 21 kg.   Në vitin 2014 kanë qenë 10,585 persona të huaj të raportuara në Itali për vepra penale që lidhen me trafikun e drogës. Në vend të parë janë marokenët me 20.94% dhe në vend të dytë vijnë shqiptarët me 17.15%.

Kokaina, derivatet e kanabisit dhe heroina janë drogat që tregtohen më shumë nga të huajt (sidomos shqiptarët, marokenët, tunizianët dhe nigerianët). Gjatë vitit 2014, policia italiane ka sekuestruar 2 659 kg kokainë. / Sot





19:26 Aktualitet

“Daku” dhe dajaku

*Sokol BALLATre ditë më parë asistova në një debat në një pr...

Lajmet e fundit nga