Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Kastriot Myftaraj
Një ish-oficer i Ushtrisë Shqiptare, i quajtur Isuf Shehu, me origjinë nga fshati Çaje i Kukësit, dhe me banim në Tiranë, i shkruan një letër kapitenit të përfaqësueses së futbollit të Shqipërisë, Lorik Cana, duke i kërkuar 8-9 mijë euro për të blerë një karrocë invalidësh për vajzën e tij që ajo të mund të shkojë në shkollë. Që në fillim po e them se një prind i cili e ka vajzën në gjendje të tillë ka të drejtë që të bëjë një kërkesë për një karrocë invalidësh, por jo duke kërkuar para cash, dhe aq më pak në adresë të kapitenit të kombëtares së futbollit. Madje ky zotëri kërkesën ua bën bashkërisht, Canës dhe Kristiano Ronaldos. Është shumë e çuditshme që në fantazinë e zotit Shehu, i cili është njeri me shkollim universitar, ushtarak, pra një njeri me arsyetim mbi mesataren e shoqërisë shqiptare, Cana duhet t? i kërkonte Ronaldos gjysmën e shumës, pra 4000-4500 euro. Si mund të ndodhte ndryshe kur letra ishte e shkruar në shqip dhe Ronaldo nuk di shqip? (dhe pse pikërisht Ronaldos, apo që ky të nënshkruante karrocën e pastaj vlera e kësaj karroce firmato të shumëfishohej?) Imagjinoni se si do të ishte bërë lajm në median botërore nëse kapiteni i Shqipërisë do t? i kërkonte Ronaldos 4500 euro për një ish-oficer të Ushtrisë Shqiptare!!! Lajm i keq madje.
Sepse një prind që kërkon vërtet të sigurojë një karrocë për vajzën e tij invalide, nuk kërkon para cash, por kërkon që ta ndihmojnë duke i gjetur një karrocë të tillë. E shumta që ai mund t? i kërkonte Canës, ishte që kapiteni i kombëtares të bënte një apel publik që të mblidhej shuma e duhur e lekëve për të blerë sendin e kërkuar. Vetë Cana do të kontribuonte me një shumë por jo të madhe, se bamirësia nga njerëz si Cana duhet bërë nga pak si shumë e parave, e për shumë njerëz, e jo kështu si e kërkon ky zotëri. Nëse Cana dhe Ronaldo do të angazhoheshin për këtë problem, ata mund ta bënin këtë duke u bërë kërkesë fondacioneve dhe shoqatave të ndryshme humanitare, të specializuara për të asistuar këtë kategori personash. Pra, duke sensibilizuar për këtë çështje. Kërkesat për para nuk praktikohen ndaj njerëzve të njohur të botës së sportit dhe parasë. Edhe kur këta japin para për filantropi, këtë e bëjnë në mënyrë institucionale si të thuash, në fondacionet përkatëse. Nëse Cana do t? i jepte 8-9 mijë euro kërkuesit, atëherë në adresë të kapitenit të përfaqësueses shqiptare të futbollit dhe të lojtarëve të përfaqësueses do të vërshonte një lumë kërkesash financiare, të papërballueshme prej tyre. Si përfundim çfarë do të kishim? Një bamirësi përzgjedhëse, nga e cila do të përfitonte kërkuesi i parë dhe disa pak të tjerë. Shumica e kërkuesve do të mbeteshin të pakënaqur.
Kërkuesi, z. Shehu, së pari duhet t? i drejtohet Qeverisë, Kryeministrit Rama, Ministrisë së Mirëqenies Shoqërore, e pastaj Lorik Canës. Qeveria dhe Ministria përkatëse kanë projekte të financuar nga donatorët ndërkombëtarë për këtë kategori njerëzish, në bashkëpunim edhe me shoqërinë civile, fondacionet dhe shoqatat përkatëse. Nuk kemi parë ndonjë apel publik të zotit Shehu ndaj Qeverisë. Zoti Shehu mund t? i ishte drejtuar edhe Presidentit të Republikës, me të cilin ka dy cilësi të përbashkta si ish-ushtarakë dhe invalidë. Vërtet Presidenti nuk ka kompetencë të drejtpërdrejtë për t? i dhënë para, por mund të nxiste në lëvizje zyrat qeveritare. Ndoshta pas kërkesës së z. Shehu Presidentit tonë të mëshiruar do t? i ndizej një llampë në tru dhe do të ndërpriste përpjekjen ?heroike? stërmunduese për të mos përdorur karrocë invalidi publikisht, por vetëm në mjedise private. Nejse.
Kërkesa e z. Shehu, edhe nga mënyra si është bërë, le shumë për të dyshuar. Letrën e kërkuesit paska marrë gazetari televiziv Dëfrim Methasani, gazetar i Radiotelevizionit Publik Shqiptar, domethënë punonjës i shtetit shqiptar, pastaj ai ia ka dhënë vajzës së tij që ta postojë në Facebook. Prej këtej e kanë marrë gazetat e portalet dhe është bërë lajm në media. Merret vesh, z. Methasani ishte i vetëdijshëm që letra kishte diçka të mbrapshtë, prandaj nuk ia ka dhënë drejtpërdrejt Canës, megjithëse si gazetar sportiv kishte mundësi ta takonte Canën në ditët që ai ishte në Shqipëri me rastin e ndeshjes. Dikush ka ndërhyrë edhe që postimi që bëri vajza e Methasanit në Facebook të bëhet lajm në media. Postime të tilla mund të gjesh shumë në adresat e vajzave të reja në Facebook, por ato nuk kanë fatin të bëhen lajm kështu. Shkurt, këtu kemi të bëjmë me një provokim të organizuar ndaj kapitenit të kombëtares shqiptare të futbollit, domethënë ndaj kombëtares shqiptare të futbollit.
Kërkuesi në vend që t? i adresohej kapitenit të kombëtares, mund t? i ishte adresuar bashkëkrahinarit të tij kuksian, Ismail Morinaj, i cili ka hapur një llogari bankare që ta ndihmojnë për të blerë një vinç. Them se bashkë me vinçin e madh që kushton shumë para mund të blihej edhe kjo karrocë e vogël, e cila kushton shumë pak në krahasim me të.
Nëse kërkuesi do të kishte hapur një llogari bankare (shumë banka ofrojnë kushte lehtësuese për llogari të tilla), do të kisha kontribuar edhe unë me një shumë parash. Them do të kisha kontribuar, por tashmë që kam parë se ky ish-oficer akuzon shtetin shqiptar në letër se e sëmuri me poliomelit, nuk mund të kontribuoj në ndihmë të tij. Poliomeliti nuk është një sëmundje që mund të merrej në repartet ushtarake të Shqipërisë, jo më në 1994, kur u sëmur kërkuesi, por as në 1974, as në 1934. As në shtetin e Berishës, kur iu shfaq sëmundja zotërisë, as në shtetin e Enver Hoxhës, as në shtetin e Zogut, oficerët e Ushtrisë Shqiptare nuk sëmureshin me poliomelit duke kryer detyrën ushtarake. Unë personalisht kam bërë dy vjet shërbim ushtarak në kohën e shtetit komunist, në majë të një mali në Veri, ku bora tetë muaj në vit arrinte nga dy deri gjashtë metra lartësi dhe nuk u sëmura as nga poliomeliti, as nga ndonjë sëmundje tjetër. E ky zotëri thotë se na u sëmur nga poliomeliti në Ushtrinë e Sali Berishës në 1994, kur ushtria rrinte pranë qyteteteve, në atë që mund të quhej turizëm ushtarak. Këto lloj sëmundjesh si poliomeliti kanë shkaqe të tjera, e më shumë kanë të bëjnë me trashëgiminë.
Zotërisë i ka ndodhur një fatkeqësi e madhe, por fajin për këtë nuk ia ka shteti. Shteti shqiptar shpenzoi për ta shkolluar në shkollat ushtarake që në moshën 14 vjeç, e komisionoi si oficer, e nëse nuk do t? i kishte ndodhur fatkeqësia e sëmundjes do të kishte pasur një karrierë normale, me specializime e trainime në vendet e NATO-s, si kolegët e tij. Shteti shqiptar tashmë ka detyrim që ta trajtojë sipas statusit të ushtarakut, duke e çuar për mjekim jashtë vendit, sipas marrëveshjeve që ka vendi ynë në kuadrin e NATO-s. Pra këtë ai duhet t? ia kërkojë publikisht Ministrisë së Mbrojtjes, madje edhe gjyqësisht, se ai ka statusin e ushtarakut.
Më vjen keq ta them, por Ushtria Shqiptare nuk ka pse ta ndjejë mungesën e një oficeri nga mendja e të cilit del ideja për t? i shkruar letër Kristiano Ronaldos, duke i kërkuar para.
Nga Edison YpiEnde gjallë je moj kuçedër, moj vampire, moj k...
*Nga Artan FUGA Duke ndjekur nga afër atë që po ndodh në bot...
Nga Andi BUSHATIDebati lidhur me akuzat korruptive mbi Ilir ...
*Nga Kastriot ISLAMIAngazhimi dhe goditjet perëndimore kunde...
*Nga Afrim KrasniqiDorëzimi i mandatit të deputetit Ndoka (...
-Kush është Dhitsi me kobure ? -Dhitsi me kobure është i vet...
Nga Kastriot MYFTARAJ Pas ndeshjes Shqipëri-Portugali, Artan...
Nga Kastriot MYFTARAJNë librezën e lejës së armës, që është ...
Nga Mitro Çela Po pinim kafe me një noter. Në dorë kishim ga...
Nga Avokati Altin Goxhaj Kjo puna e kërkesës së PD për kokën...
Çeshtë ky shtet i turpshëm? Si ka mundësi që të drejtohemi n...
Nga Kastriot MyftarajTraineri i Danimarkës Morten Olsen, në ...
Nga Mero BAZEHistoria e shëmtuar e përfshirjes së një depute...
*Nga Arben MALAJKoncepti bazik per gjobat eshte qe ato jane ...
Nga Andi BUSHATINë skandalin e denoncimit të Ilir Metës si p...
Nganjëherë duhet një foto që ndërgjegjet e dixhitalizuara të...
Nga Kastriot MYFTRAJ“Të marrim refugjatë sirianë” është titu...
*Edona DAÇIEvropa, por jo vetëm, është tronditur dy ditët e ...
*Grida DUMAJorge Semprún, luftëtar i Rezistencës franceze dh...
Dr. Enver BytyçiNjë paraqitje në një televizion serb i kryem...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...