web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Braçe-Berishës: Aferat korruptive me CEZ-in i ka bërë qeveria juaj / Paloka: Ju nuk keni vullnet ta zbardhni çështjen

10 Shtator 2015, 11:13, Aktualitet CNA

Erion Braçe ka folur pas Berishës në foltoren e Kuvendit.

Ai është shprehur se të gjitha aferat korruptive me CEZ-in i ka bërë qeveria e drejtuar nga Berisha.

?Në vitin 2009 kishim kompani publike OSHEE, u privatizua me një akt personal të Berishës.  U privatizua tek kompania CEZ. I gjithë procesi u përmbyll me një vizitë të kryeministrave me njëri-tjetrin. Shqiptarët ta kenë të qartë se nga kompania e OSSHEE u kaluan në privatizim të gjitha asetet tek kompania e CEZ. Nga qeveria e Berishës. Aferat korruptive me CEZ i ka bërë qeveria e drejtuar nga Berisha. Kompanitë që ishin të lidhura me CEZ për të marrë lekët e prapambetura ishin të lidhura me Kryeministrin e asaj kohe. Të gjithë vendimet e ERE-s për CEZ-in janë marrë nën urdhrin tënd dhe nën drejtimin e ministrit tënd të Financave. Të gjitha vendimet, që i janë drejtuar ERE-s nga qeveria Berisha, janë kundërshtuar nga kompania publike, që sot gjendet në pozitën më të keqe të mundshme dhe duhet të hetohet e të përfshijë edhe godinat ku mbarten pronarët e vërtetë të këtyre aferave dhe përfituesit e vërtetë. Ajo që ne trashëguam në energjitikë është kjo aferë e këtyre njerëzve dhe nëse duam të hetojmë duhet të përfshijmë të gjithë këta ministra që kanë hedhur firmat. Si ka mundësi që dy prej këtyre kompanive kanë marrë para nga Thesari i Shtetit?! Detyroheshin bashkitë dhe komunat që të derdhnin paratë dhe përqidjet i merrnin këto 2-3 kompani?! Si është e mundur. Iku se kam dashur ta pyes sa herë e ke pasur në zyrën tënde këtë drejtorin që na sjell dëshmitar? Sa herë i ke dhënë favore mbi 220 milionë euro, favore direkt? Del që ka marrë shuma të jashtëzakonshme ryshfet?, shprehet Braçe.

Deputeti i PD, Edi Paloka ka marrë fjalën pas Braçes në mungesë të Berishës.

?Kjo cështje të hetohet nga fillimi. Ka dy vite që qeveria nuk ka bërë asnjë hap për ta hetuar. Qeveria që iku i dërgoi për ndjekje penale. Kjo qeveri nuk ka bërë asnjë hap konkret. Nuk ka as vullnet as ndershmëri dhe nuk bëni asnjë hap me drejtësinë?, përfundon Paloka.





Lajmet e fundit nga