web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spitali pa çarçafë, dyshime për tenderin e QSUT. KLSH: U favorizua kompania me ofertën më të lartë

29 Korrik 2015, 07:07, Aktualitet CNA

Sipas një urdhri të lëshuar nga drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu, sanitaret në pavijonet e këtij spitali mund t?i ndërrojnë shtretërit vetëm dy herë në javë. Ndërrimi më i shpeshtë, sipas urdhrit, mund të kryhet vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe me aprovimin e shefit të shërbimit përkatës.

Kjo situatë e paprecedentë në QSUT ka ardhur pas dështimit të një tenderi afatgjatë për shërbimin të lavanterisë për më shumë se një vit, si dhe padisë penale të Kontrollit të Lartë të Shtetit, KLSH, për shkelje të barazisë së pjesë- marrësve në një tender afatshkurtër për të njëjtin shërbim.

Dy nga kompanitë pjesëmarrëse akuzojnë autoritetin kontraktues se ka vendosur standarde kualifikuese në tender që favorizojnë një operator të vetëm, ?A.G.S? sh.p.k. Kontaktuar nga BIRN, Drejtoria e QSUT-së tha që nuk mund të komentonte mbi tenderin në fjalë, për shkak të padisë në Prokurori nga KLSH-ja. ?Duke qenë se për këtë procedurë ka nisur një kallëzim në organet kompetente për arsye të procedurave që lidhen me këtë çështje, jemi në pritje të konkluzioneve përkatëse nga organet kompetente?, tha QSUT nëpërmjet një njoftimi të shkruar raporton ‘Panprama’

Ndërkohë, ?A.G.S? sh.p.k. i hodhi poshtë akuzat e kompanive të tjera, si të motivuara nga konkurrenca dhe të pabazuara në fakte.





Lajmet e fundit nga