Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste është shoqëruar me debat lidhur me mandatin e skaduar të kryetarit të PS-së. Ben Blushi, i cili në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar respektimin e statutit të PS-së, që prej mbarimit të mandatit të kreut të kësaj partie, në shtator 2013, ishte i vetmi që debatoi me Ramën, por dhe me kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi.
Blushi e ka krahasuar Ramën me monark apo pronar, të vetmin që në shoqëritë demokratike nuk zhvillojnë zgjedhje. Nga ana e tij, kreu i PS-së është shprehur se rruga që po ndjek lidhur me mandatin e kryetarit është ajo e përvojës laburiste që, kur partia fiton zgjedhjet, automatikisht kryetari i saj është rimandatuar.
Në debat ka ndërhyrë edhe kryetari i asamblesë, Gramoz Ruçi, i cili është shprehur se do të jetë kongresi ai që do të vendosë modalitetet për rikonfirmimin e mandatit të kryetarit të Partisë Socialiste, raporton ?Panorama?.
Debati
Ben Blushi pas fjalës së Ramës: Siç e tha dhe kryetari, Partia Socialiste është shthurur, edhe pse ka arritur fitore në zgjedhje. Kjo mbledhje është gjithë paradokse. Si mund të hapim fushatë zgjedhore në parti, ku do të zgjidhet që nga kryetari më i thjeshtë i organizatës socialiste e deri te kjo asamble, ndërsa kryetari i Partisë Socialiste vijon mandatin e tij pa u zgjedhur? Ke shkelur statutin, pasi prej dy vitesh qëndron në krye të PS-së pa mandat dhe nuk lejon zgjedhjet. Ke bllokuar zgjedhjet në PS për kryetarin. Ti je administrator. Vetëm pronarët e monarkët nuk zgjidhen. Ne jemi partia më unike në planet që nuk zgjedhim kryetarin.
Edi Rama: Nuk është nevoja të ngremë zërin dhe të bërtasim për gjysmë të vërtetat e tua. Ne sapo dolëm nga zgjedhjet në 2013-n dhe dolëm fitimtarë, morëm pushtetin. Edhe statuti e përmban që kryetari i partisë, kur partia fiton zgjedhjet, zgjidhet kryeministër. Pra, ishte një konfirmim i mandatit të kryetarit jo vetëm nga anëtarësia e partisë, por edhe më gjerë, nga elektorati. Nuk kishim luksin që të hynim në një fushatë zgjedhore në parti, me shpenzime të tepërta, kur anëtarët e PSsë sapo kishin dhënë votën në fletën e votimit për PS-në dhe kryetarin e saj. Megjithatë e kam thënë që ne do të ndjekim shembullin e partive më demokratike, siç është ajo laburiste.
Ben Blushi: Nuk duhet të fshihesh pas shembujve botërorë, sepse ne nuk jemi laburistë. Që të bëhemi si laburistët, ne duhet të zbatojmë ato që kemi shkruar vetë dhe i kemi votuar vetë në statut. Duhet të zhvillosh zgjedhje. Meqenëse po më sjell si shembull laburistët, po të them që edhe miku yt, Toni Bler, u largua nga drejtimi i partisë, duke ia lënë vendin Gordon Braunit, edhe pse kishte fituar zgjedhjet. E njëjta histori edhe me Margaret Theçer, e cila u largua nga drejtimi i partisë pas fitores së zgjedhjeve të përgjithshme. Në ditët tona, shembulli na vjen nga Gjermania. Kancelarja Merkel u zgjodh në krye të partisë së saj përmes votimit, pavarësisht se i kishte fituar zgjedhjet.
Edi Rama: Turp të kesh që vjen në asamble për të sulmuar kryetarin e partisë dhe partinë. Ti e ke braktisur betejën e PS-së. Kur të tjerët luftonin për vota, në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, ti luftoje kundër PS-së.
Ben Blushi: Kush të ketë turp?! Tërhiqe mbrapsht atë që the! Unë s?po kërkoj ndonjë tender! As ndonjë legalizim! As ndonjë vend pune! As të nxjerrësh njeri nga burgu, se ti me këto kërkesa je mësuar dhe i plotëson! Unë po kërkoj vetëm zgjedhje! A mund të ketë njeri turp kur kërkon zgjedhje?! Në 50 vjet janë futur 5000 veta në burg se kërkonin zgjedhje dhe unë jam krenar që kërkoj diçka për të cilën ky vend ka vuajtur? I bëj thirrje dinjitetit tuaj që të votoni për zgjedhjet në parti! A keni dinjitet, apo vetëm vende pune? Si mund të pranosh, Servet, që PSja të mos zgjedhë kryetarin? Po ti, Gramoz? Po ti, Namik? Po ti, Elisa, që të kam dëgjuar shpesh të flasësh për demokracinë? Po ti, Mirela, përkthyesja e letërsisë, në çfarë partie ke ardhur? Në një parti që nuk bën zgjedhje?!
Sadri Abazi: Nuk do të të dëgjojmë ty gjithë kohën.
Ben Blushi: Sadri, ti thuaj çfarë të duash se me ty nuk merrem. Të hipësh në ?X6? me kondicioner dhe të shkosh në shtëpi është e vetmja cilësi që të bën anëtar të Asamblesë Kombëtare.
Edi Rama: Ulu, pse duhet të flasësh kaq shumë, do të flasin edhe të tjerët. Ulu se po djersin.
Ben Blushi: Po duhet të kem turp se po djersitem. Shko rregullo kondicionerin e sallës!
Gramoz Ruçi: Kongresi i janarit do të miratojë ndryshimet në statut që do të prekin edhe këtë pikë që Beni përmend.
Ben Blushi: Duhej të ishte shkruar në projektvendimet e kësaj asambleje që në kongres do të zgjidhet edhe kryetari.
Gramoz Ruçi: Këtë po të thosha, o Blush. Edhe sot mund ta shtojmë një fjali, që në kongres, përveç zgjedhjes së Asamblesë Kombëtare, do të zgjidhet edhe kryetari.
Ben Blushi: Por nuk është vetëm statuti i partisë që është shkelur. Është ekonomia, plaga jonë më e madhe, plaga më e madhe e qeverisë. U premtuam shqiptarëve se do t?i çlironim nga mjerimi, sidomos shtresat e varfra. Të varfrit janë bërë më të varfër dhe të pasurit më të pasur. Politika e taksave ka dështuar, sepse nuk arritëm të zbusnim varfërinë te shqiptarët, prandaj kemi numrin rekord të azilantëve. I vetmi sukses i ekonomisë sonë është rritja e borxhit mbi 70%. Ne kemi marrë borxh për të shlyer borxhin, atë që kemi kritikuar te qeveria e Berishës.
Edi Rama: Më mirë mos u merr me ekonominë, se nuk je ekonomist dhe humbet pa e kuptuar.
Ben Blushi: Unë flas mbi bazën e atyre që kemi premtuar në fushatë para gjithë shqiptarëve në 2013n dhe nuk jemi kurrkund me mbajtjen e këtyre premtimeve, përkundrazi. Kjo nuk kërkon shumë cilësi prej ekonomisti, ti si kryeministër duhet të kesh aftësi më shumë për t?i lexuar?
Ben Blushi: Po ju kërkoj ta legalizojmë këtë shthurje statutore siç tha Rama.
Edi Rama: Mos më cito gabim, se nuk e thashë.
Ben Blushi: E the, po mos më ndërprit. Te dhashë të drejtë, sepse vërtet është shthurje statutore.
Edi Rama: Mos më cito keq, nuk e thashë.
Ben Blushi: E the, por qetësohu të ta shpjegoj. Ja, për shembull, kush e di se kush është kush në këtë asamble. Koço Kokëdhima, për shembull, është anëtar i asamblesë pa qenë anëtar partie. (Ngrihet në këmbë deputeti Kokëdhima)
Ben Blushi: Ulu, Koço, s?ka problem. Pra, po thosha se jo çdo deputet mund të jetë anëtar i asamblesë nëse nuk është anëtar i PS-së. Se kështu del që dhe Mark Frroku mund të jetë anëtar i asamblesë.
Taulant Balla: Mark Frroku nuk është deputet i PS-së. Po gënjen.
Ben Blushi: E di, Taulant, po qetësohu se nuk ka ardhur ora të pish ilaçet.
Servet Pëllumbi: Partia duhet të bëhet më vitale, të mos mbetet pjesë e historisë dhe qeveria të mbështetet më shumë tek partia. Përvojat botërore po tregojnë se partitë po funksionojnë në formën e lëvizjeve dhe ne këtë duhet të arrijmë. Por që të arrihet kjo, duhet të bëjmë të interesuar çdo anëtar partie që ai të ketë peshë në vendimmarrjet e partisë dhe të mos jetë një anëtar fiktiv që voton çfarë i kërkojnë nga lart. Sa i takon zgjedhjes së kryetarit, nuk besoj se vetë kryetari do të anashkalojë këtë. Në kongres do të gjejmë modalitetet statutore për ta realizuar këtë.
Pas vendimit të marr dje gjatë mbledhjes së asamblesë së Par...
Partia Socialiste do të nisë analizën e rezultatit të zgjedh...
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere kërkon...
Partia Demokratike denoncon djegien e makinës së Armand Teli...
Ndërsa Asambleja Kombëtare e PS-së ka nisur punimet me fjalë...
Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e kësaj të shtune As...
PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, për t’i hapur udhë ngritj...
Mediat dhe portalet greke nuk e kanë pritur aspak mirë dekla...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka folur sot në Kuven...
Në fillim të fjalës së tij në seancën e sotme plenare, ish k...
Në diskutimet e seancës së sotme plenare ka pasur përplasje ...
Në seancën e sotme plenare është duke u diskutuar pr/ligji p...
Partia Demokratike ka reaguar përmes deputetes Jorida Tabaku...
Në seancën e sotme plenare ka pasur replika mes ministrit të...
Në seancën e sotme parlamentare kanë nisur diskutimet për p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar një status, ku thek...
Kreu i shtetit Bujar Nishani është takuar me Sekretarin fran...
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, kreu i saj, Lulzim ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e grup...
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka pritur sotnë një takim ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...